“U mor peng…”, letra e Dritan Goxhajt nga qelia e Burgut – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“U mor peng…”, letra e Dritan Goxhajt nga qelia e Burgut –

10:50 | 19/08/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

“Shqipëria, Kosova dhe grushti juridik i shtetit”, kështu e titullon letranë nga qelia Dritan Goxhaj, ish oficeri shqiptar që ka luftuar në radhët e UÇK-së. “Veprat për të cilat kjo prokurori ngre akuzë ndaj meje nuk janë absolutisht kompetencë e kësaj prokurorie dhe as e kësaj gjykate, por këto sy subjekte i kanë dhënë vetes tagrin që të marrin edhe kompetencat e prokurorisë dhe gjykatës së juridiksionit të përgjithshëm. Dhe kjo nuk është as më shumë e as më pak se një Grusht Shteti Kriminal”, argumenton Goxhaj.

Sipas Dritan Goxhajt, “është realizuar pengmarrja juridike e shtetit dhe qeverisë së Kosovës nga ana e ZPS-së dhe Gjykatës Speciale”.

Letra e plotë:

“SHQIPËRIA, KOSOVA DHE “GRUSHTI” JURIDIK I SHTETIT

Të arrestuarit dhe të dënuarit e fundit të ndërgjegjes në Republikën e Shqipërisë kanë qenë në vitin 1989. Prej atij viti Shqipëria ka tentuar të ecë në rrugën europiane, pa të arrestuar apo të dënuar të ndërgjegjes.

Megjithatë, plot 30 vjet më pas, Shqipërisë po i imponohet sot që të kthehet 30 vite pas. Sot, Shqipëria dhe sistemi i saj juridik po tentohen të merren peng nga ZPS-ja (Zyra e Prokurorit Special) e Kosovës dhe Gjykata Speciale e Kosovës.

Këto dy subjekte, pasi kanë marrë peng shtetin e brishtë dhe të ri të Kosovës, duke e kthyer atë në kohën e Rankoviçit, kur shqiptarët arrestoheshin, dënoheshin dhe vriteshin vetëm për lirinë e fjalës, vetëm se guxonin të shprehnin hapur opinionet e tyre të cilat, kur binin ndesh me politikën vrastare Rankoviçiane të Serbisë në Kosovë, u rrezikonin jetën dhe qenësinë shqiptarëve, po mundohen edhe sot që, përveç shtetit të Kosovës dhe Kushtetutës së saj, të marrin peng edhe fjalën e lirë dhe ndërgjegjen në Kosovë nëpërmjet një grushti shteti juridik në Kosovë.

Kjo prokurori dhe gjykatë kanë vendosur për arrestimin tim me pretekstin e shkruar e bardha mbi të zezë në faqen 6 të vendimit për arrestimin tim në pikën “Koha dhe vendi i kryerjes së veprës (penale): “Gjykatësi i vetëm ka konstatuar se ekziston dyshimi i bazuar që z. Goxhaj, së paku dy herë, zbuloi qëllimisht çfarë besonte përmes një postimi në faqen e Facebook-ut që mban emrin e tij, në formën e një artikulli –opinion.”

Le t’i shohim me radhë që të kuptojmë natyrën kriminale-Rankoviçiane të kësaj prokurorie dhe gjykate.

Kjo prokurori dhe gjykatë kërkojnë arrestimin tim dhe ekstradimin drejt vendndodhjes së kësaj gjykate në Hagë me akuzën:

  1. Frikësim i dëshmitarëve
  2. Pengim i drejtësisë

Të dyja këto akuza hyjnë në veprat penale të konsideruara të zakonshme në sistemin juridik të Kosovës dhe, si të tilla, ato nuk janë kompentencë lëndore as të kësaj prokurorie e as të kësaj gjykate.
Kjo prokurori, sipas faqes së saj zyrtare WWW.sep-ks.org shkruan: “Prokurori i Specializuar ka kompetenca për sa vijon:

a) Të marrë në pyetje viktima, dëshmitarë dhe të dyshuar dhe të regjistrojë deklaratat e tyre
b) Të kryejë hetime në vendngjarje, të mbledhë prova
c) Të kërkojë ndihmë prej vendeve të treta, organizatave ndërkombëtare dhe subjekteve të tjera
d) Të ndërmarrë masa hetimore
Dhe të gjitha këto vetëm në kuadër të ligjit që e autorizon ZPS-në të hetojë dhe ndjekë penalisht shtetas të Kosovës dhe/ose Republikës Federale të Jugosllavisë apo persona të cilët kanë kryer krime kundër shtetasve të Kosovës që lidhen me sjelljet dhe veprimet e përmendura në raportin e APKE-së të Dik Martit (Dick Marty).

Ashtu siç edhe shihet qartësisht, veprat për të cilat kjo prokurori ngre akuzë ndaj meje nuk janë absolutisht kompetencë e kësaj prokurorie dhe as e kësaj gjykate, por këto sy subjekte i kanë dhënë vetes tagrin që të marrin edhe kompetencat e prokurorisë dhe gjykatës së juridiksionit të përgjithshëm. Dhe kjo nuk është as më shumë e as më pak se një Grusht Shteti Kriminal.

Tani, le të vijmë tek pjesa tjetër, aty ku këto dy subjekte arsyetojnë vendimin e tyre për arrestimin tim. Aty ata deklarojnë se unë kam zbuluar atë çfarë unë besoj, në formën e një artikulli- opinion. Dhe këtu vijmë tek mentaliteti Rankoviçian që i udhëheq këto dy subjekte.

Arrestimi im bëhet vetëm për dy arsye thelbësore. E para, sepse deklaroj – shpreh atë që besoj dhe, e dyta, sepse atë që besoj e shpreh dhe e publikoj si opinon timin në formë artikulli.

Të dyja këto arsye të vetme me të cilat këto dy subjekte justifikojnë arrestimin tim hyjnë te veprat penale të ndërgjegjes, vepra penale këto që ka 30 vjet që janë hequr nga Kodi Penal në Shqipëri, ndërsa në Kosovën e re ato as nuk ekzistojnë fare.

Këto dy subjekte, në bashkëpunim kriminal me njëra-tjetrën, në këtë rast, ia kanë kaluar vendimin e tyre antikushtetues për ekzekutim Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë. Kjo Ministri, e vetëdijshme për këtë antikushtetueshmëri të këtij vendimi, ka vendosur ta ekzekutojë atë.

Në këtë moment është realizuar pengmarrja juridike e shtetit dhe qeverisë së Kosovës nga ana e ZPS-së dhe Gjykatës Speciale.
Për momentin unë nuk jam në gjendje të them nëse kjo ka ndodhur me vetëdije apo pa vetëdije të qeverisë Kurti por, duke qenë se deri më tani këto dy subjekte kanë arritur të marrin peng Ministrinë e Drejtësisë në Shqipëri dhe Prokurorinë e Shkallës së parë, të krijon përshtypjen e një lloj tentative të tipit “Revolucion Kinez” për të marrë peng jo vetëm sistemin juridik në Shqipëri, por edhe gjithë shtetin dhe shoqërinë në vendin tonë.

Duke e detyruar edhe Shqipërinë që ta pranojë dhe ekzekutojë këtë vendim antikushtetues dhe kriminal të këtyre dy subjekteve jo vetëm që arrijnë të bëjnë një grusht shteti juridik edhe në Shqipëri, por në këtë mënyrë e kthejnë Shqipërinë sërish në vitin 1945 kur te ne diktonte Serbia Rankoviçiane Titiste.

Unë vetëm uroj që shteti shqiptar dhe një pjesë e sistemit të tij juridik të arrijnë të kuptojnë kurthin vdekjeprurës ndaj lirisë së fjalës dhe ndërgjegjes, drejt të cilit po e shtyjnë ZPS-ja dhe Gjykata Speciale e Kosovës.

Uroj që Shqipëria ime të ecë drejt Europës me liri fjale, opinioni dhe ndërgjegjeje e mos të bjerë viktimë e mentalitetit Rankoviço-Titist të ZPS-së dhe Gjykatës Speciale të Kosovës dhe t’i thotë “Jo!” pengmarrjes së shtetit shqiptar.

Shpresoj dhe besoj se sistemi gjyqësor shqiptar do të respektojë, në rastin tim dhe jo vetëm, parimet bazë të një gjykimi të drejtë e të paanshëm”.

Gijotina.com

Read more

Rritje apo ulje? Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës –

Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord –

Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës –

Manuel Neuer bie dakord me kushtet e reja, rinovon kontratën me Bayernin –

Të Lidhura

nga 27
16:30 | 13/05/2026
0

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të martë vendimin e ri për çmimet tavan të karburanteve në vend. Sipas njoftimit...

Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord –

Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord –

nga 27
15:32 | 13/05/2026
0

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë tha se mbyllja e Ngushticës së Hormuzit ka shkaktuar një tronditje të paprecedentë të furnizimit në...

Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës –

Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës –

nga 27
15:24 | 13/05/2026
0

Emri i Granit Pepnikaj është rikthyer sërish në vëmendjen e autoriteteve, pas zhvillimeve të fundit që lidhen me hetimet mbi...

Po e rishikoj të ardhmen time këtu –

Manuel Neuer bie dakord me kushtet e reja, rinovon kontratën me Bayernin –

nga 27
15:12 | 13/05/2026
0

Manuel Neuer do të vazhdojë të jetë pjesë e Bayern Munich edhe për një tjetër sezon. Sipas raportimeve nga mediet...

Para
FOTO/ Sali Berisha përshëndet nga bjeshkët e Rugovës –

FOTO/ Sali Berisha përshëndet nga bjeshkët e Rugovës -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rritje apo ulje? Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës –

Rritje apo ulje? Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës –

16:30 | 13/05/2026
Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord –

Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord –

15:32 | 13/05/2026
Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës –

Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës –

15:24 | 13/05/2026
Po e rishikoj të ardhmen time këtu –

Manuel Neuer bie dakord me kushtet e reja, rinovon kontratën me Bayernin –

15:12 | 13/05/2026
Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë –

14:46 | 13/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Rritje apo ulje? Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës –
  • Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord –
  • Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës –
  • Manuel Neuer bie dakord me kushtet e reja, rinovon kontratën me Bayernin –
  • Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë –
  • A keni planifikuar ku të kaloni puxshimet? TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rritje apo ulje? Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës –
  • Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com