Një fotografi e një ariu të vrarë në një fshat të Shqipërisë ka revoltuar shumë njerëz në rrjetet sociale.
Burrat mbajne në krahë ariun kokëulur që nuk merr më frymë dhe i garanton ata se nuk do të hajë më nga misrat në arat e tyre.
Reagimet kanë qenë të shumta, ndërsa jo pak prej tyre e cilësojnë si një dobësi dhe forcë ndaj një qënieje që në fund të fundit kërkonte pak ushqim.
“Vrasin ariun, se u vodhi misrat. Ndërkohë që rrijnë si m**, kur i vjedh ministri, kur ua prish shtëpitë kryetari i bashkisë apo kur i heq nga puna drejtori”, shkruan një prej tyre.