U la në burg, Alqi Bllako mohon akuzat para togave të zeza

0
31

Ish-deputeti socialist Alqi Bllako i arrestuar për aferën e inceneratorëve është lënë në arrest me burg, ndërsa në seancën e sotmen në gjyq ai ka mohuar akuzat që rëndojnë ndaj tij për shpronësimin e tokës ku është ndërtuar inceneratori i Fierit. Siç mëson gazetarja Xhensila Kodra, Bllako është shprehur para togave të zeza se nuk ka asnjë rol në procedurën e kryer.

“Nuk kam asnjë rol më shpronësimin e tokës ku është ndërtuar inceneratori i Fierit”, ka thënë Bllako.

Ndërsa, në lidhje me akuzën e punësimit të babait të tij, ish-deputeti i PS a thënë se nuk ka qenë sekretar në ministrinë e Mjedisit, por i punësuar në Presidencë.

“Në lidhje me punësimin e babait në inceneratorin e Tiranës, nuk kam qenë sekretar në ministrinë e Mjedisit, por i punësuar në Presidencë”, ka thënë ai.

Alqi Bllako kërkoi lirimin nga burgu me argumentin se nuk ka prova për arrestimin e tij. Ish-deputeti pretendon se nuk ka prova, për fajësinë e tij, sakaq argumenton se nuk është i rrezikshëm dhe s’i shmanget hetimit. Por kërkesa e tij është rrëzuar nga Apeli i GJKKO, duke lënë sërish në burg ish-deputetin socialist.