Përplaset për vdekje 45-vjeçari në Kavajë, arrestohet shoferi

0
29

Një aksident me vdekje ka ndodhur gjatë natës në Kavajë, ndërsa policia ka arrestuar shoferin. Sipas bluve aksidenti ka ndodhur në orën 01:50, ndërsa viktima është një 45 vjeçar.

I arrestuari është identifikuar me iniciale N. S., 62 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë mosrespektimi i sinjalistikave rrugore dhe manovrat e shpejtësisë ndërsa policia nuk ka qenë në patrullim.

Pritet të zbardhen detaje pas marrjes në pyetje të të shoqëruarit.