Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

U kapën me 196 karta identiteti italiane, në pranga dy shqiptarë

Nga Klodiana 0

2 shqiptarë janë arrestuar në Portin e Barit, pasi iu gjetën 196 karta identiteti italiane të vjedhura.

Kartat italiane të identitetit u gjendën në një vend të fshehur pranë shoferit, të izoluar me nastro. Sipas informacionit policor, ato rezultojnë të jenë vjedhur 4 vite më parë (më dhjetor të vitit 2015) në komunën e Piacenzës.

Dy shqiptarët kanë deklaruar se pakoja me karta të bardha dhe të paplotësuara u është dorëzuar nga një italian,që ka paguar 20 euro për dorëzimin e tyre tek një person i tretë që i priste në Portin e Durrësit.

Ky rrëfim rezulton pak i besueshëm për autoritetet italiane, të cilët kanë nisur me urdhër të Prokurorisë së Barit një proces hetimor. Sipas tyre, kartat do të shërbenin për t’u shfrytëzuar nga organizatat kriminale me aktivitet në trafikun e emigracionit klandestin.

Mendohet se 196 kartat e sekuestruara do të sillnin për grupet kriminale një përftim me miliona euro.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej