Kontrollet blic në Himarë kanë vënë në pranga një person. Sipas njoftimit nga policia, qytetarit me inicialet F. K., 53 vjeç, banues në Himarë, i është gjetur 30 pako kapsolla elektrike, detonatorët ndezës dhe fitil zjarrëpërcjellës.
Ai do të ndiqet penalisht për veprën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese dhe i municioneve”.
Shërbimet e Policisë, do të vijojnë kontrollet nëpër banesa dhe bodrume, ndërsa sot u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 30 pako me kapsolla elektrike, detonatorë, ndezës dhe fitil zjarrpërcjellës.