Vajza e një politikani maqedonas është arrestuar ditën e sotme për trafik droge. Mediat bëjnë me dije se influencuesja e njohur u arrestua në Mykonos për pjesëmarrje në një organizatë kriminale që shpërndante lëndë narkotike në ishullin e njohur Grek. Potothema.gr, raporton se grupi kishte si ‘kapo’, një 34-vjeçar nga Shkupi. Të ndaluar nga policia janë: 21-vjeçarja, 34-vjeçari dhe një DJ i njohur libanez i cili merrte lëndë narkotike nga ‘karteli’ i Shkupit.
Oficerët të Mykonos Security zbuluan se karteli vepronte në ishull duke u shtirur se i shërbenin klientelës së ishullit. Sipas dosjes së paraqitur nga Protothema.gr, policia kishte kohë që po vëzhgonte grupin dhe vajzën 21-vjeçare, e cila rezultoi se ishte pjesë e ekipit nga Shkupi.