Kompania e trasportit të bananeve “Alba Exotic Fruit”, në konteinerët e së cilës janë gjetur rreth 100 kg kokainë do të vazhdojë të qëndrojë nën sekuestro.
Gjykata e Lartë ka refuzuar të lirojë kompaninë, ndërsa administrator Eduart Dauti dhe vëllai i tij Bajron Gumeni janë vënë në pranga me akuzën e trafikimit të kokainës.
Sipas prokurorisë, në konteinerët me banane që vinin nga Amerika Latine në Portin e Durrësit të porositura nga kompania “Alba Exotic Fruit” u gjetën sasi kokaine në gjashtë raste të ndryshme.
I fundit ishte ai i 12 tetorit 2021 që u kapën 10 kilogramë kokainë. Emri i kompanisë “Alba Exotic Fruit” është i përfshirë edhe në trafikun e 137 kilogramvë kokainë që u zëvëndësua me oriz, por në atë kohë kompania dhe zyrtarë të saj nuk rezultuan të implikuar. Pak ditë më parë prokuroria e posaçme i kërkoi gjykatës që të kryej hetime edhe për tre muaj të tjerë pasi hetuesit janë në pritje të përgjigjes së disa letër-porosive nga Holanda dhe Ekuadori.