U dogj Akademia e Shkencave për kryetarë! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U dogj Akademia e Shkencave për kryetarë!

19:34 | 17/07/2019
në Opinion
0

Akademia e Shkencave – institucion monist, votime të paligjshme, censurues – nuk pranon reformim!

Nga Artan Fuga

Presidenti i Republikës, zoti Ilir Meta, duke mos e njohur si të ligjshme me dekretin e 12 korrikut 2019 zgjedhjen e kryetarit të Akademisë së Shkencave na jep ne, akademikëve mundësinë të kthehemi në shinat e respektimit të ligjit!

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Pa dyshim zgjedhjet atje, sikurse kam thënë prej javësh, janë krejtësisht, qartësisht, plotësisht në kundërshtim me ligjin, pikërisht me nenin 6/1 të tij, ku krejt hapur dhe prerë theksohet se një kryetar partie, jo kryetar i Akademisë së Shkencave nuk mund të zgjidhet, por as mund të kandidojë, madje as mund të jetë anëtar i Akademisë së Shkencave!

Theksoj se këtë ligj në fuqi nuk e ka bërë zoti Ilir Meta, ai vetëm është i detyruar t’a zbatojë sepse përndryshe i duhet të japi ai llogari para ligjit, sikurse u duhet akademikëve të japin llogari para ligjit për shkeljet e shumta dhe të rënda të tij!

Në vend që Akademia e Shkencave të hartojë një platformë reformimi të saj, vëmendjen e ka kush do të kapë postet drejtuese, të njëjtët prej dekadash, me rroga të majme dhe me mbipagesa, për një punë krejt të padobishme shoqërisht.

Në vend të hartojë statutet dhe rregulloret e rinovimit të funksionimit të saj bën zgjedhje arkaike dhe në kundërshtim me ligjet.

Në vend t’u hapë rrugëve profesorëve dhe akademikëve të rinj për drejtimin e saj, mbetet te të njëjtët njerëz, a thua se u dogj Shqipëria për studjues dhe kërkues shkencorë me frymë të re!

Në vend të bëjë një reformë të pastruar nga interesat egoiste personale, të njëjtët njerëz që gjoja reformojnë rrëmbejnë edhe postet drejtues me rroga të majme dhe pa kandidatura rivale, me zgjedhje moniste, dhe dikatoriale!

Njerëzit kanë ndruajtje të kandidojnë!

Në vend të demokratizojnë institucionin, të njëjtët njerëz janë edhe në kryesi, edhe në krye të administratës, po ata bëjnë tendera, po ata janë në komisionin e botimeve, shpesh edhe autorë, po ata i kanë të gjitha pushtetet.

Pse? E kupton njeri përse ndodh kështu?

Mblidhen të shtunën për t’u kundërvënë kompetencave të Presidentit të Republikës, i paskan bërë edhe presione me sms e me të tjera atij, a thua se zgjedhja e kryetarit të Akademisë së Shkencave paska ndonjë rëndësi dhe axhale, a thua se bëhet fjalë për kryetarin e OKB-së, a kryetarin e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, a për kryetarin e Komisionit të Bashkimit Europian!

A thua u dogj Shqipëria për kryetarë akademie, ku pak njerëz vijnë vërdallë duke harxhuar paranë publike pa bërë gjë, dhe përjashtuar akademikët nga vendi-marrja!!!

Në vend të reflektojmë se ku dhe sa kemi shkelur me të dyja këmbët ligjet, me pasoja të rënda financiare dhe kemi abuzuar me paranë publike duke e keqadministruar atë, hidhemi përpjetë edhe kur zoti President na kthen në rrugën e ligjit dhe na jep mundësi të marrim frymë!

Se mos vetëm me zotin President dhe dekretin e tij ka probleme Akademia e Shkencave!!!

Prej kohësh ajo përpëlitet me atë që qeveria e kryeministrit zotit Edi Rama i ka kërkuar rithemelim nëpërmjet reformimit. Edhe me të u zemëruan atëherë!
Edhe me Ministrinë e Arsimit u “kërleshën”, saqë u pajtuan që projektligji t’i hiqej nga dora ekspertëve të saj dhe t’u kalohej “miqve” politikë për ta kaluar në mënyrë antikushtetuese në Kuvend.
Para disa ditësh edhe qeveria ua përplasi në fytyrë duke u thënë se projektligji që keni përgatitur është i paligjshëm!
Se mos vetëm me qeverinë dhe Presidentin! Shihni qëndrimet e rektorëve në Komisionin e Edukimit dhe Medias sesi kritikojnë Akademinë e Shkencave, sepse nuk është fare në udhën e duhur!
Se mos vetëm rektorët! Qendrimin e saj edhe kryetarja e Komisionit për Edukimin në Kuvend, zonja Dhimitri e ka bërë publik duke i quajtur zgjedhjet në Akademinë e Shkencave të paligjshme!
Se mos vetëm me pushtetin në fuqi, edhe me opozitën! A nuk deklaroi Partia Demokratike se votimet janë të paligjshme dhe se shkelësit e ligjit i pret drejtësia në mos sot, nesër!!!

U vërtetua me dëshmi të plota në Komisionin e Edukimit që Akademia e Shkencave ka censuruar mendimin alternativ.

Dhe tani hidhen përpjetë dy a tri vetë që e quajnë veten Këshill Ekzekutiv dhe ditën e shtunë i kërkojnë Presidentit ta rikonsiderojë dekretin e tij!!!

Juridikisht qesharake! Kushtetueshmërisht qesharake!

Akademia e Shkencave është marrë peng!

Por, ditët në vazhdim do ta rrëfejnë këtë djegshëm!

Etiketa: Akademia e ShkencaveArtan FugacensurueskryetaremonistreformimU dogj Akademia e Shkencave për kryetarë!votime të paligjshme

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Ekstradohet nga Belgjika shkodrani i dënuar me 6 vjet burg

Ekstradohet nga Belgjika shkodrani i dënuar me 6 vjet burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com