Fqinjët e Pjerin Përjakut dhe Gent Përjakut (babë e bir) të cilët u vranë më armë zjarri nga ish-dhëndri i tyre kanë folur për mediat. Ato kanë treguar se babë e bir jetonin e punonin prej 20 vitesh në Itali.
“Na thanë është bërë nami i zi. Janë vendali të ka hershëm”, u shpreh një fqinje.
“Ka disa vjet që kanë ikur në Itali. Mbrëmë më duket se ka ardhur. Më ka ardhur shumë keq se e kam pas shumë dashamirës. Kanë jetuar në Itali për nja rreth 20 vjet. Ka pas ardhur i shkreti. Ka qenë person i paparë si familje, taksirati të gjen”, u shpreh një fqinj tjetër.
Pjetër Përnjaku dhe Gent Përnjaku (babë e birë) banues në fshatin Grykë Zezë në Lezhë u ekzekutuan me armë zjarri në shtëpinë e tyre mbrëmjen e djeshme. Krimi i dyfishtë ka për autor ish-dhëndrin e familjes, Besnik Pjetri. Ky i fundit ka qenë i dënuar më parë në Itali për dhunë në familje.