U bâ Shqipëria, tani duhen bërë Shqipëtarët

Duhet të lëçisni

Florian Marku bën krenar shqiptarët, mposht Maxim Prodan dhe i rrëmben titullin (Film)

Florian Marku ka mbajtur premtimin duke mposhtur të pamposhturi Maxim Prodan në Tottenham. https://youtu.be/ZlIMlJ1hhGE

Elon Musk dhe Grimes i japin fund lidhjes 3 vjeçare

Elon Musk dhe partnerja e tij Grimes janë ndarë pas 3 vitesh së bashku. Themeluesi i SpaceX konfirmoi se ai dhe këngëtarja kanadeze janë “gjysmë...

“Nuk na vendos dot në rresht”, Berisha dhe militanti demokrat mesazh Yuri Kim

“Do doja t’i kujtoja cilitdo që më 6 maj 1919, kur pjesa tjetër e botës donte që Shqipëria të zhdukej, Shtetet e Bashkuara, Presidenti...

Evi Kokalari shfaqet krah Berishës: Bashës I ka ngelur në dorë vetëm logo dhe vula, tjerët janë këtu me ne

Evi Kokalari Kjo është arsyeja përse jam këtu. Po përpiqem të fus idetë e partisë Republikane në SHBA tek partia Demokratike shqiptare. E kam vënë...

 

“Përlindja”, nr 8, korrik 1914

U bâ Shqipëria, thotë dikush tani duhen bërë Shqipëtarët. Ka më shumë kupëtim kjo fjalë, pas mendimit e ati që e thotë.  Disa prej atyne që u hyn në zemër të bërit e Shiqipënies më vethe, kujtojnë se shteti mâ i ri i Balkanit àsht nji krijesë politike e rreme, nji kriesë së cillës i mungojnë elementat themelorë, ato gjëra që duhen të gjenden doemos në themel të një shteti.

Mendimet që janë t’faqur mbi këtë çashtje, drejtësia e zemërsia e tyne pas mendjes s’ënë i kemi shoshur mâ parë e do t’ i sitim mâ vonë; tani, në këto radhë duam të vështrojmë çâshtjen nga nji pikëpamje të re. Një nga elementat e para që janë të nevojshëm per jetëgjatësien e shtetit, àsht njiformësia e popullsies domethanë populli mos jetë shumë kombesh; ose një nga kombet që trajtojnë shtetin, — komb që drejton, që mbretëron — mos jetë vetëm, pak por shume ma i fortë nga shokët e vet. Pastaj elementi, sendi ï paré, i domosdoshëm per t’ i dhanë emënin komb në togu me njeréz, asht që, këta njerëz, në mendimet e tyne politike, të kenë një a më shumë qellime t’afërme.

Na Shypëtarët i kemi këto të mira? Po të duam t’a mburrim vethen, duhet të përgjigjemi po! i kemi plotësisht; po të jetë që duam t’a shajmë duhet të themi: jo! n’a mungojnë plotësisht. Ngjan se e drejta gjendet në mes të këtyne skanjeve. Mundet që nuk e kemi këtë gjë ashtu e aq të fore sa duhet t’a kemi pas mendimit e të huajvet por që kombi Shqipëtar në gjendjen e tii të sotme e ka shumë më të fortë sesa e kanë patur kombe të tjera, ahere kur kanë nisur të rrojnë: si shtet, sa per këtë nuk duhet të dyshojne.

Si do që të jetë, këtë gjë kommbi mund t’a ketë të paktë, të mbirë në shpirtin e ‘tij por nuk mund të forcohet veçse me shkollë. Por dihet se, veç mësimit q’ ep nana foshnjes, shkolla e vogël, shkolla e parë ka rândësie mà të madhe në jetë të një kombi, sepse në të mësohet dituni e parë, themeli i dituniës. Mbi këtë themel ndërtohet e mbështetet e tërë shkenca që fiton njeriu ma vonë. Qysh mund të jetë i shëndoshë arësimi i ati njeriu që e ka të kalbur themelin e mësimit të tij. Në mund a s’mund të quhet kështu mësimi filluar, në ka a s’ ka aq rëndësie sa themi ne, kjo asht një çashtje teper e biseduar, mjaft e provuar dhe e vërtetë, prandaj kujtojme se nuk asht nevojë të shtojmë edhe ndonje fjalë per këtë punë.

Por nuk duhet harruar një tjatër e mire e shkollës së parë. Kjo është shkolla e popullit, mesimi mâ i lartër âsht vetëm i disave; në shkollën e vogël fitohet drita e gith’e botes, ajo që ndrit gjith kasollet, që ushqen shpirtin e gjith atyne që trajtojnë themelin e fuqinë e kombit. Ky populli te mos dijë një sa para bën që 100 vet të dinë njëzet.  Me kete gje, nuk shtohet lumtesia e te gjithëve, përbotesme. Duhet të themi edhe se kjo vlftje e mësimit te pare, nuk âsht e vërtetë veç se ahere kur mesimi i pare të jete j domosdoshëm: Çdo print të jetë i detyruar t’a dergoje të birin e bijën e tij në shkollë; të dënohen me ashpërsië ata qe nuk do t’ i venë veshin, sakaq, keti urdhëri të qeverriës, urdhën i cili nuk ka tjatër qellim veçse të shtuarit e lumtesies së popullit.

Shpesh populli e bân detyrën e vet mbi kete pikë; por shteti nuk âsht i zoti që ti përgjigjet kësaj dëshire. Kjo gjë do te ngjasë edhe nder neë. Nuk do harruar se paret të nevojshime për të permbajtur aq shkolla sa na duhen, munt te gjenden me lehtësie. Duke lânë pas shumë nevoja të tjera shteti shqipetar duhet të përkujdeset për te hapur sa mâ shume shkolla fillore. Eja të themi se qeveria do të ketë shtërngim nga puna e të hollave që duhen për të përmbajtur aq shkolla sa n’ a duhen; por, a u-sos puna, a mundim ti apim shkollat? jo per fat të keq Namuri i mësonjesve t’anë àsht teper i pamjaftshëm, shum i pakët. Por ato që janë, shumica e ‘tyne qysh janë? E kanë nxâne këtë zanat në shkollat e posaqme ? Ata që kanë këtë vlefte bâhen mësonjësit e shkollave të shtetit shqipëtar? Me gjith mundimet e perpjekjet e Z. L. Gurakuqi, i cili, qe në çastin e lindjes të shtetit shqipëtar, gjendet në krye t’ aresimit botuar, sa shkolla janë hapur, sa punojë mirë?

“Pengime janë shkollat e huaja. Nuk janë pengime vetëm kundra përparimit t’onë shkollnar, por shkolla greke në Shqipënie âsht krimbi që du t’a grryejë pa pushim edhe jetën politike të shtetit t’onë”

Por, sot për sot, duhet të kënaqemi me kaq. Nuk duhet të harojmë qysh shpetoi Shqipnia prej rrezikut të vdekjes, sa konvaleshencë te rândë pat, konvalesqencë e cilla as gjer sot s’munt të quhet krejt e shkuar. S’ domethâne se pasketaj, mbasi punët t’a gjejnë kararin, çâshtja e shkollave do të përparojë dalngadal. Numuri i shkollave do të shtohet, numuri i atyne që do t’i epen kësaj mjeshtëria atdhsore, do të shtohet; cillesitë e mira t’tyne do të madhohen; librat e shkollave do të pregatiten e do te permirèsohen e kështu, kjo punë kaq e madhe e e shenjtë, do të niset në vijë. Ka edhe një të ligë.

Gjith këto të meta që treguam ma sipër, dalngadal, do të sherohen. Sherimi do të jetë mâ i shpejtë sesa kujtojme ne, po të jetë që qeverria te marrë disa masa të posaçme kundër atyne pengimeve që mun’t  të vënë anmiqt e kombit, perparimit t’arsimit tonë. Këto pengime janë shkollat e huaja. Nuk janë pengime vetëm kundra përparimit t’onë shkollnar, por shkolla greke në Shqipënie âsht krimbi që du t’a grryejë pa pushim edhe jetën politike të shtetit t’onë. Ç’ âsht gjith ky greqizim e gjith ky grekomanizim në Sinisien e Ballkanit! Mos janë të bijtë e Eladhës gjith ato që luftuan për lirien e madhimin e saj ! Janë vetém, vetëm prodhimi, vepra, puna e shkollës dhe e kishës greke në mes të atyne që s’ i perkasin Greqies veç se n’arënimin e ‘tyne. Kjo mjafton për t’i shtyrë që të mos e peshojnë jetën kur të vijë sera për t’ a shtuar të mirën e Greqies e të keqen e atdheut të vet. Verbësien e këtyne njerësve, qeverria greke, ashtu, si i thosh interesi, e shkufizoi gjithëmone; gjithenje i ka quajtur Greker ato që s’kanë tjatër afërim me të veç se shkollén, e së shumica, sjane helmuar me ditunien e atyne shkollave por që kanë rrojtur afër atij helmi. Evropa kur e bâni Shqipënien, kujtojme se e qeroi krejt nga ata që perpiqeshin t’a përpijnë me gjithsej.  Jo vetëm që s’la në Shqipënie as Grekër as Serbër; por krahina të mëdha, vise të gjera ku nuk gjenden të huaj veç se disa për qint, i la në duart e pangopura të Grekëve e të Shqeëve. Kur Grekër s’ka, kur Shqeh s’ka, me ç’arësye pra munt të hapen në Shqipënie, fabrikat e anmiqve t’ ane mâ të mëdhenj, ato shkolla që s’ munt të fabrikojnë veç se helm për të helmuar jetën t`onë shqiptare

Do Gregia! S’ ka dyshym: Qysh do të mos e dojë humbjen t’ënë!  Duan disa veta që janë vendës Shqipetarë, Qysh, vendës shqipëtare muntkan të duan të punojnë, kështu, faqas, kundër jetës së kumbit të vet! Qysh t’i quajmë këta! Gjersa t’u a gjejmë emënin e vërtet, le të jenë të siguruar për mallkimin e gjith Shqipëtarëve të vërtetë, e atyne q’ u dhembet fatkeqesia e këtij kombi por nuk janë edhe të zotët qe t’a shkelin deshirën e anmiqve.

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Florian Marku bën krenar shqiptarët, mposht Maxim Prodan dhe i rrëmben titullin (Film)

Florian Marku ka mbajtur premtimin duke mposhtur të pamposhturi Maxim Prodan në Tottenham. https://youtu.be/ZlIMlJ1hhGE

Elon Musk dhe Grimes i japin fund lidhjes 3 vjeçare

Elon Musk dhe partnerja e tij Grimes janë ndarë pas 3 vitesh së bashku. Themeluesi i SpaceX konfirmoi se ai dhe këngëtarja kanadeze janë “gjysmë...

“Nuk na vendos dot në rresht”, Berisha dhe militanti demokrat mesazh Yuri Kim

“Do doja t’i kujtoja cilitdo që më 6 maj 1919, kur pjesa tjetër e botës donte që Shqipëria të zhdukej, Shtetet e Bashkuara, Presidenti...

Evi Kokalari shfaqet krah Berishës: Bashës I ka ngelur në dorë vetëm logo dhe vula, tjerët janë këtu me ne

Evi Kokalari Kjo është arsyeja përse jam këtu. Po përpiqem të fus idetë e partisë Republikane në SHBA tek partia Demokratike shqiptare. E kam vënë...

Tjetër goditje për kriptomonedhat, Kina i shpall plotësisht të paligjshme

Agjencitë qeveritare kineze përfshirë rregullatorin e letrave me vlerë të vendit dhe Bankën Popullore të Kinës (PBOC) thanë në një deklaratë të Premten se...