Pas aksidentit katër muaj më parë, i riu shqiptar ka ndërruar jetë ditën e sotme bëjnë me dije mediat italiane.
Albion Kapedani është 29-vjeçari që u aksidentua rëndë teksa tentonte të kapte trenin që ishte në ecje.
Mësohet se një i ri italian vuri re rënien e Kapedanit dhe tërhoqi frenin e emergjencës, duke e ndaluar trenin. Pasagjerët e tjerë u hodhën për ta nxjerrë 29-vjeçarin, koka e të cilit ishte vetëm tre metra larg rrotës.
Shqiptari u transportua menjëherë në spital, me dëmtime të rënda në kokë, ndërroi jetë 4 muaj më pas.