Një trup i pajetë është gjetur këtë të dielë në bregdetin e Vlorës nga turistët.
Trupi i 45-vjeçarit u pikas nga pushuesit pranë zonës së Nartës.
Ata kanë lajmëruar menjëherë policinë ndërsa trupi është dërguar në morgun e spitalit.
Identiteti i viktimës nuk dihet ende ndërsa sipas dyshimeve 45-vjeçari ka pësuar ifarkt në zemër.