Presidenti i ShBA, Donald Trump ka nisur një udhëtim 11 ditor në Azi, gjatë së cilës do të vizitojë Japoninë, Korenë e Jugut, Kinën, Vietnamin dhe Filipinet.
Udhëtimi vjen në një kohë mes tensioneve të larta me Korenë e Veriut mbi programin e saj bërthamor dhe testet e raketave.
Trump pritet të tregojë një front të bashkuar me Korenë e Jugut dhe Japoninë duke shtypur Kinën.
Presidenti Trump fluturoi së pari në shtetin amerikan të Hawaii ku vizitoi memorialin e USS Arizona në Pearl Harbour – skena e sulmit japonez të vitit 1941 që tërhoqi SHBA në Luftën e Dytë Botërore. Ai gjithashtu mori pjesë në një konferencë në Komandën e Paqësorit të SHBA.