Tuberkulozi, është një sëmundje infektive kronike e shkaktuar nga “Mycobakteriunituberculosis”, që prek kryesisht mushkëritë por edhe organet e tjera si trurin, kockën, gjëndrat limfatike, gjakun, zemrën dhe lëkurën. Transmetohet nga kontakti direkt me piklat respiratore të një personi zakonisht adult, të sëmurë me formën pulmonare aktive të sëmundjes dhe pas kësaj duhet një periudhë inkubacioni prej 2-10 javësh. Shenjat janë të ndryshme sipas aparatit që prek. Trajtimi bëhet me anë të terapisë së kombinuar të disa anti-tuberkulareve për periudha kohore prej 6-9 muajsh në format pulmonare dhe të paktën 1 vit në format më të rënda si meningjiti dhe osteomieliti. Bakteri i tuberkulozit kalon në mutacione dhe fiton rezistencë ndaj ilaçeve, gjë që e bën më të vështirë kurimin sepse shumë pacientë nuk arrijnë të çojnë deri në fund kurat.
Për personat e prekur është detyrim ligjor denoncimi i detyruar, izolim i pacientit deri në negativizmin e sputumit, mbikëqyrje dhe kontrolle të vazhdueshme të të sëmurit dhe të personave që banojnë me të.
– Vaksinimi antituberkular është i detyrueshëm në moshën fëminore dhe aplikohet që në lindje.
– Kemio profilaksia antituberkulare bëhet me Izoniazid te personat me reagim të reaksionit të tuberkulinës (mantouxpozitive), në mungesë të shenjave klinike apo të shoqëruara me ulje të imunitetit, siç është rasti i HIV/AIDS