Në mënyrë të papritur është shpallur në orët e vona të pasdites së të martës kabineti i ri i kryeministrit Aleksis Tsipras.
Ndryshimet në qeveri ishin thjeshtë çështje kohe, pas zgjedhjes së Ministrit të Brendshëm,Panos Skourletis, në postin e sekretarit të Komitetit Qendror të SYRIZA-s.
Qeveria e re ka 52 ministra e zëvendësministra, 8 më shumë se qeveria e mëparshme, që kishte dalë nga zgjedhjet e shtatorit 2015.
Në postet e tyre kanë mbetur Ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias, Ministri i Financave Euklidis Tsakalotos dhe ai i mbrojtjes Panos Kammenos, që është dhe kryetar i Grekëve të Pavarur, partisë së djathtë që ndodhet në qeveri me zotin Tsipras që nga janari 2015.
Një nga risitë është se kryeministri Tsipras u ka besuar dy femrave drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes së qytetarit, përndryshe Ministria e Rendit.