Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kundërshtuar çdo vendim i cili nuk përfshin ngritjen e një “muri të vërtetë” në kufirin me Meksikën.
Trump tha muajin e kaluar se deri në përfundimin e punimeve për ngritjen e murit në kufirin amerikano-meksikan, zona do të sigurohet nga ushtria amerikane.
Sipas asaj që dihet, në SHBA jetojnë rreth 11,2 milionë emigrantë të paligjshëm, shumica e të cilëve janë meksikanë.