Trump jep 45 ditë afat për shitjen e aplikacionit TikTok – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump jep 45 ditë afat për shitjen e aplikacionit TikTok

17:53 | 11/08/2020
në Bota, Kryesore
0

Kompania Microsoft tha të dielën se po vazhdon diskutimet për të blerë aplikacionin e suksesshëm të postimit të videove të shkurtra TikTok që aktualisht zotërohet nga gjigandi kinez ByteDance, njofton VOA. Ndërkaq, Presidenti Trump ka pranuar t’i japë kompanisë ByteDance 45 ditë për të negociuar shitjen, thanë të dielën dy persona të afërt me negociatat.

Microsoft, i cili shpreson të mbyllë negociatat deri më 15 shtator, nxori një deklaratë pas bisedimeve mes shefit ekzekutiv Satya Nadella dhe Presidentit Trump. Deklarata thotë se Microsoft do të garantojë se të gjitha të dhënat private të përdoruesve amerikanë të aplikacionit TikTok’s do të transferohen dhe mbahen në SHBA.

“Microsoft e kupton plotësisht rëndësinë e trajtimit të shqetësimeve të presidentit. Kompania është e angazhuar për të blerë TikTok pas një analize të plotë të sigurisë dhe të përfitimeve ekonomike, të cilat do t’i paraqiten edhe Departamentit të Thesarit”.

Read more

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kompania shtoi se nuk është e garantuar se do të arrihet marrëveshje.

Negociatat ByteDance-Microsoft do të mbikqyren nga Komisioni për Investime të Huaja në SHBA, një entitet i qeverisë federale amerikane që ka të drejtën të bllokojë çdo marrëveshje, thanë burimet e afërta me negociatat.

ByteDance, Microsoft dhe Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigjën kërkesës së agjencisë së lajmeve Reuters për komente.

Të dielën në mëngjes, Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo tha në një intervistë me kanalin Fox News se presidenti do të marrë vendime së shpejti:

“Presidenti Trump e ka thënë ‘mjaft më’ dhe se do ta ndreqim këtë problem. Në ditët e ardhshme do të njoftohen vendime lidhur me një numër shqetësimesh për sigurinë që kanë lidhje me Partinë Komuniste Kineze,” tha Sekretari Pompeo në emisionin “Sunday Morning Futures.”

Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin tha të dielën për kanalin ABC se Komisioni për Investime të Huaja në SHBA “e ka thënë se TikTok nuk mund të vazhdojë në formatin aktual sepse ky format shoqërohet me rrezikun që informatat e mbi 100 milionë amerikanëve të përfundojnë në Kinë”.

Gjatë fundjavës, disa senatorë republikanë thanë se mbështesnin një propozim që kompania ByteDance të shesë operacionet e aplikacionit TikTok në SHBA.

Senatori republikan John Cornyn tha në Twitter se shitja e këtyre operacioneve nga ByteDance “dhe blerja e tyre nga një kompani amerikane do të ishte në interes të të gjitha palëve”.

Senatori republikan Roger Wicker, i cili kryeson Komisionin e Senatit për Tregtinë, shtoi se “marrëveshja duhet të përfshijë masa të forta sigurie për të mbrojtur të dhënat e konsumatorëve dhe për të garantuar se nuk mund të ketë ndërhyrje nga jashtë”.

“Senatori republikan Marco Rubio tha në Twitter” se “nëse mund të blihen kompania dhe të dhënat dhe të kalojnë në duart e sigurta të një kompanie amerikane, ky do të ishte një përfundim pozitiv dhe i pranueshëm”.

Të shtunën, senatori republikan Lindsey Graham tha se “përgjigja e duhur ndaj shqetësimeve të sigurisë për operacionet e TikTok-ut do të ishte “blerja e këtij aplikacioni nga një kompani amerikane si Microsoft. Fitore nga të gjitha këndvështrimet. Do të mbante gjallë konkurrencën dhe do të mbronte të dhënat e përdoruesve që të mos bien në duart e Partisë Komuniste të Kinës”. /VOA/

Etiketa: kompaniaKompania MicrosoftNegociatat ByteDance-MicrosoftPresidenti Donald TrumpTikTokVOA

Të Lidhura

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

nga 27
23:26 | 04/04/2026
0

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

nga 27
22:36 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

22:32 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

nga 27
22:14 | 04/04/2026
0

Juventus ka përpara një rrugë për të hyrë në zonën Champions gjatë së cilës duhet të jetë thuajse perfekt. Luciano...

Para
Bëmë mama të të ngjaj

Bëmë mama të të ngjaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

23:26 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:36 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:32 | 04/04/2026
Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

22:14 | 04/04/2026
Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

22:02 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –
  • Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –
  • “Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com