Familja presidenciale amerikane iu bashkuan miliona amerikanëve që ndoqën eklipsin e diellit ditën e hënën.
Presidenti Trump dhe zonja e parë Melania, bashkë me djalin e tyre adoleshent Barron, morën syzet protektive dhe shikuan eklipsin nga ballkoni Truman.
Vetë Trump, fillimisht, me dashje apo nga pakujdesia, injoroi paralajmërimet e ekspertëve të NASA-s duke e parë eklipsin pa syze, derisa dikush nga stafi i tij i kërkoi të mbrohej.
Pas javësh pritjeje, shikimi i Hënës që kalon mes Tokës dhe Diellit, duke ndaluar rrezatimin e këtij të fundit, u shndërrua sipas ekspertëve në një nga eventet më të ndjekura në historinë e njerëzimit.