Trump e hoqi llotarinë, se ka frikë nga konkurenca e shqipeve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump e hoqi llotarinë, se ka frikë nga konkurenca e shqipeve

15:56 | 02/11/2017
në Uncategorized
0

Nga Gerina Mullaj

Amerika ka frikë nga konkurenca, i thashë vetes, kur lexova lajmin që kërkohet të hiqet llotaria amerikane.

Përfytyroj Trampin me një gotë skotch pranë vetes, duke ngrënë thonjtë me nervozizëm, kur i ka rënë në vesh që ka një vend, i cili vetëndjehet aq shumë Amerikë, saqë shumica e njerëzisë së tij beson se ndodhet gabimisht në Shqipëri, për shkak të ndonjë lajthitjeje të natyrës. E për të ndrequr këtë gabim gjeografik ky popull kërkon të shkojë drejt tokës me qumësht e mjaltë matanë kontinentit.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Ndoshta ai i ka rënë në të se një kushërirë e largët e Amerikës kërkon të spostohet në vendin që meriton, në vendin e ëndrrës amerikane. Ndonjë këshilltar mund t’i ketë thënë presidentit që nuk bëhet fjalë për një të afërm të pamend që pretendon të jetë pjesë e familjes pa meritë, përkundrazi, ky vend meriton të ketë madje ëndrrën e tij, e të quhet ëndrra shqiptare, me ndryshimin që duhet të jesh në gjumë për ta besuar.

Edhe vetë Trumpi do ketë besuar që kërcënohet nga një forcë e beftë, reale e konkuruese për ta shtyrë veten drejt vendimit të heqjes së llotarive, parë edhe nga disa cilësi të veçanta që ka vendi ynë, ndryshe nga vendet e tjera të zhvilluara.

Media sillet vërdallë politikës si shqiponja majë malit me një vendosmëri që të bën të besosh se asgjë tjetër nuk vlen veç saj. Në këtë vend çdo gjë ka të bëjë me majën, gjithçka vjen prej saj e nëse ndonjë gjë nuk vjen prej saj ajo s’ka zgjidhje tjetër, veçse të shkojë drejt saj. Bëhet fjalë për përsëritjen e kaq e kaq herëve të ngjarjeve e analizave që sillen rrotull të njëjtës klasë njerëzish që vetëshpallen majë e nëse nuk vetëshpallen kanë aftësinë të bindin të tjerët që janë të tillë. Por, në qoftë e vërtetë që politika është maja, atëherë duhet mbajtur një copë kohë heshtje për vdekjen e artit dhe krijimit, ndryshe nga vendet e tjera të zhvilluara.

Në këtë vend mund të realizosh ëndrrat e tua më të vështira përmes rrugëve më të lehta. Njëra prej tyre është mediokriteti, siç jo më kot është thënë qysh herët: ji mediokër dhe do arrish gjithçka. Sigurisht në këtë vend edhe mediokriteti ka kufijtë e vet, ai nuk funksionon gjithmonë e çdo kohë, por vetëm në vjeshtë, në dimër, në pranverë e behar, ndryshe nga vendet e tjera të zhvilluara. Në këtë vend gjëja më e mirë që mund të bëjnë politikanët është të mos bëjnë asgjë; gazetarët për t’i shpëtuar tymit hidhen në zjarr; vipat bëhen të tillë, për shkak se martohen me politikanë ose vdesin, kur të bëhen padrejtësi ka një mënyrë interesante për të tërhequr vëmendjen e majës, të cilën do e kishin zili edhe regjizorët e Hollivudit; të tentosh të vrasësh veten. Ndryshe nga parlamentet e tjera në këtë vend parlamenti i shton jetën shumicës së shqiptarëve duke i bërë për të qeshur.

Këto “virtyte” e të tjera janë disa floriçka të vogla që të bëjnë t’i thuash mendjes se të lindësh në Shqipëri është si të lindësh me këmishë, ndryshe nga vendet e tjera të zhvilluara.

Prandaj, Trump i thotë jo Shqipërisë me dashamirësinë e dikujt që e mbron forcën e mirë të vendit të tij nga një forcë akoma më e mirë e një vendi tjetër të huaj. Në këtë vend nuk është e pamundur të kesh sukses, por është e kotë.

Etiketa: dashamirësiDonald TrumpGerina MullajkonkurencalajthitjeshqipetskotchTrump e hoqi llotarinë se ka frikë nga konkurenca e shqipeve

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Pas 50 zëvendësministrave, qeveria e Kosovës do të ketë 200 këshilltarë

Pas 50 zëvendësministrave, qeveria e Kosovës do të ketë 200 këshilltarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident i rëndë në Lushnjë! Motoçikleta përplaset me makinën, i riu në gjendje kritike për jetën (Emri) –

Aksident i rëndë në Lushnjë! Motoçikleta përplaset me makinën, i riu në gjendje kritike për jetën (Emri) –

10:28 | 26/12/2025
Tragjike në Vlorë! U godit me top gjatë lojës në kalçeto, ndërron jetë 42-vjeçari –

Tragjike në Vlorë! U godit me top gjatë lojës në kalçeto, ndërron jetë 42-vjeçari –

10:02 | 26/12/2025
Korça zbardhet nga dëbora, termometri zbret në -5 gradë Celsius –

Korça zbardhet nga dëbora, termometri zbret në -5 gradë Celsius –

09:48 | 26/12/2025
Nuk ndalen protestat e fermerëve grekë, bllokohet përsëri aksi Kakavijë-Janinë –

Nuk ndalen protestat e fermerëve grekë, bllokohet përsëri aksi Kakavijë-Janinë –

09:34 | 26/12/2025
Durrësin e mbyt m*ti për Krishtlindje! Bashkia e Sakos bën sehir (Video) –

Durrësin e mbyt m*ti për Krishtlindje! Bashkia e Sakos bën sehir (Video) –

09:02 | 26/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Aksident i rëndë në Lushnjë! Motoçikleta përplaset me makinën, i riu në gjendje kritike për jetën (Emri) –
  • Tragjike në Vlorë! U godit me top gjatë lojës në kalçeto, ndërron jetë 42-vjeçari –
  • Korça zbardhet nga dëbora, termometri zbret në -5 gradë Celsius –
  • Nuk ndalen protestat e fermerëve grekë, bllokohet përsëri aksi Kakavijë-Janinë –
  • Durrësin e mbyt m*ti për Krishtlindje! Bashkia e Sakos bën sehir (Video) –
  • ‘Shteti online’ i bllokuar prej disa ditësh! Çfarë po ndodh me e-Albania? –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident i rëndë në Lushnjë! Motoçikleta përplaset me makinën, i riu në gjendje kritike për jetën (Emri) –
  • Tragjike në Vlorë! U godit me top gjatë lojës në kalçeto, ndërron jetë 42-vjeçari –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com