Pas testimeve të përsëritura bërthamore dhe raketore, presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump dhe ai i Koresë së Jugut, Moon Jae-in kanë arritur në një marrëveshje të re.
Dy liderët do intensifikojnë sanksionet kundër Koresë së Veriut, në mënyrë që autoritetet atje të kuptojnë se veprimet e tyre provokuese, do ta çojnë vendin në izolim të mëtejshëm diplomatik dhe presion ekonomik.
Trump dhe Moon dënuan lëshimin e fundit të raketave nga Koreja e Veriut, duke theksuar nevojën e domosdoshme të bashkëpunimit ndërkombëtar për të intesifikuar sanksionet ndaj Penianit, deri në zbatim të rezolutës së fundit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Prova më e fundit e Koresë së Veriut ishte lëshimi i raketës mbi pjesën veriore të Japonisë, shkruan BBC.