Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Tropojë, një tjetër HEC me koncesion

Nga Ledion Peshtani 0

Ministria e Energjisë e miraton PPP-në e radhës

Një tjetër hidrocentral me koncesion me kohëzgjatje 35 vjet. Fjala është për projektin energjetik për shfrytëzimin hidroenergjetik të pellgut ujëmbledhës të përroit të Bityçit deri në derdhjen e tij në liqenin e Fierzës në zonën e Tropojës. Ndërtimi i hidrocentralit me fuqi të instaluar afër 2 megavat do të bëhet nga “Ergi Konstruksion” “Afrimi K”, të cilët kishin paraqitur kërkesën për këtë qëllim. Ata kanë marrë përsipër që me një investim 199 milionë lekë ta ndërtojnë hidrocentralin për 2 vjet.

Pas shpalljes në buletinin e Prokurimeve Publike, për PPP e hidrocentralit “Viliq”, në Tropojë Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka lajmëruar përfaqësuesit e kompanive, se oferta e paraqitur më datë 23 Maj 2015, për marrjen me koncesion te hidrocentralit është pranuar. Banorët e zonës dhe së fundi edhe Parlamenti Europian janë shprehur kundër këtyre projekteve të cilët vlerësohen sit ë dëmshmë për mjedisin dhe turizmin malor që zhvillohet atje.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej