Dhjetra qytetarë në Tropojë janë bërë pjesë e marshimit të organizuar nga Unioni Artistik Kombëtar në bashkëpunim me organizatat e veteranëve të LANÇ DHE UÇK për lirimin e Ramush Haradinaj
Përkundër temperaturave ekstreme dhe reshjeve të borës, protestuesit me flamuj kombëtarë dhe parrulla në duar parakaluan në sheshin e qytetit të Bajram Currit.
Pjesë e protestës ishin edhe kreu i Bashkisë Besnik Dushaj si dhe deputetja demokrate e kësaj zone, Mimoza Hajdarmataj.