Tritoli dhe përplasja e Veliajt me Dukën, reagon UEFA: Së shpejti në Shqipëri!

0
129

Përplasjet e ditëve të fundit mes kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj dhe kreut të FSHF, Armando Duka, që kulmoi me shpërthimin në banesën e këtij të fundit, kanë sjellë reagimin e parë nga UEFA.

Tritoli në banesën e Dukës dhe përfshirja direkte e Veliajt në futboll shqetëson së tepërmi UEFA-n e cila ngre dyshime në lidhje me sigurinë e kryeqytetit që pret finalen e Europa Conference League më 25 maj.

UEFA shprehet se zyrtarët e saj do të udhëtojnë së shpejti në Shqipëri për të diskutuar shqetësimet e vazhdueshme rreth ndërhyrjeve politike në futboll përpara zgjedhjeve të federatës, më 2 mars.

Gjithashtu delegacioni i saj dëshiron të “diskutojë çështjet aktuale dhe të ngrejë shqetësimet e saj në lidhje me organizimin e sigurt të Ligës së Konferencës së Evropës 2022 UEFA në Tiranë, në dritën e ngjarjeve të fundit.”

UEFA e ka përshkruar ndërhyrjen e jashtë në futbollin shqiptar si “qartësisht të papranueshme” dhe një shkelje e rregullave, ndërsa përmend edhe mesazhin kërcënues që i kishte mbërritur Dukës në telefon dhe hakimin e faqes zyrtare të FSHF.