Në qepenin e një dere së një magazine në Kamzë gjatë orëve të para të mëngjesit është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse. Nga shpërthimi është dëmtuar pjesërisht qepeni dhe fatmirësisht nuk raportohet për dëme në njerëz.
Njoftimi i policisë:
Më datë 01.10.2022, në orën 03:00, në Kamzë, në derën e një ambienti (magazinë për vegla muzikore) të marrë me qira nga shtetasi B. L., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.
Si pasojë është dëmtuar pjesërisht qepeni i mbylljes së derës të këtij ambienti.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.