Votimi dhe numërimi elektronik, kufizimi i parave në fushatë dhe auditimi strikt i shpenzimeve të partive politike
Kryetari i PD-së Lulzim Basha, vendosi tri kushte mazhorancës për zgjedhjet e ardhëshme parlamentare. Kushti i parë i vendosur nga Basha është që votimi dhe numërimi të jenë elektronik. Një kusht tjetër është kufizimi i parasë në fushatë, kërkesë e paraqitur më herët edhe nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Kushti i tretë është auditimi strikt i shpenzimeve të partive politike.
“Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë domosdoshmëria numër një që Shqipëria të ecë përpara dhe këtu kam kërkuar dhe kam marrë mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thotë kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Kreu i demokratëve ka paralajmëruar kështu humbjen e mundëshme në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare. Basha ka paralajmëruar kështu manipulimin e zgjedhjeve të arrdhëshme parlamentare përmes blerjes së votave.
“Ato 1 miliardë e 200 milionë dollarë që i mungojnë buxhetit të shtetit, që nuk u bënë kurrë shkolla, spitale, rroga, pensione, i bien 400 dollarë për frymë, nga ato 400 dollarë për frymë, këta mendojnë se ditën e zgjedhjeve duke iu ndarë nga 20 apo 15 dollarë për frymë do t’i blejnë edhe katër vitet e ardhshme”, tha Basha.