Tri herë me luftë biokimike në Gjakovë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tri herë me luftë biokimike në Gjakovë

15:05 | 30/01/2020
në Kryesore
0

Shkroi Fahri Xharra

“O zot, mos lejo që në kohë të sprovave të mëdha dhe të jashtëzakonshme ta humb durimin dhe guximin, e mbi të gjitha mos lejo ta humb drejtpeshimin”-, i thoshte vetes At Gjon Nikollë Kazazi (1702-1752) i Gjakovës, në shënimet e tij.

Jemi në Gjakovën e vitit 1747, ishte muaji mars, një mars i bukur, por që paralajmëronte diçka të kobshme.

Read more

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

“Lëvizjet e shpeshtuara të ushtrisë turke që bëheshin atyre ditëve dhe netëve nga Gjakova, e drejt nga Qafa e Prushit i kishin ra në sy gjithkujt, por që të gjithë ia kishin drojën ndonjë të ligeje që mund të përgatitej. E sigurtë ishte që Porta lart, qëllimisht kishte zgjedhur hapësirën e Gjakovës, Malësinë së saj, Shkodrën e deri në det për të treguar qëllimet e saj dhe sajimin e një “tampon zoneje” të tmerrit, ngase përherë aty ishin thyer Lindja dhe Perëndimi në paraqitjen e fuqisë së tyre”… shkruante Gjon Nikollë Kazazi në fletoret e tij të asaj kohe, të cilat na i zbardhi Jusuf Buxhovi më 1982.

“ … Druaj, vëlla, se sërish do të na bjerë mbi kokë fatkeqësia e kufirit të ndarjes së dy botërave… O zot, mos lejo që në kohë të sprovave të mëdha dhe të jashtëzakonshme ta humb durimin dhe guximin, e mbi të gjitha mos lejo ta humb drejtpeshimin…”-, i thoshte vetes At Gjon Nikollë Kazazi (1702-1752) i Gjakovës, në shënimet e tij.

“Me keqardhje të thellë – thoshte Kajmekami i Gjakovës – ju lajmëroj se në Gjakovë ka shpërthyer sëmundja e rrezikshme e murtajës”. Ishte, më 28 mars 1747… ( Murtaja anglisht plague, turqisht veba. Forma më e shpeshtë nga xenopsylla cheopsis e murtajës, vjen pas pickimi i morrit të minjve. Ajo së pari i sulmon dhe i zhduk minjtë dhe mandej vazhdon te njeriu. Pas një inkubacioni një javor sëmundja shfaqet ashpër dhe mbjell vdekje. Kjo është murtaja bubonike.) … Dhe qyteti i Gjakovës, që nga Pashtriku, deri brenda Drinit, nga Nënshkëlzeni e deri te Lumbardhi i Deçanit, shpallej karantinë.

“…Unë, Gjon Nikollë Kazazi i biri i Pjetrit, dëshmoj për mynxyrën që na ka rënë mbi kokë dhe rrezikun të mbesim të shkëputur nga bota… Ky kërcënim lidhet me shfaqjen e murtajës, për të cilën thuhet se është midis nesh, sado që ajo ende nuk është dëshmuar…(inkubacioni i pritur vazhdon f.xh.)…, por shumëçka që këtu lidhet me sëmundjen, lë për të dyshuar se ajo është pjellë e ligësisë së robit….”.

Pra, sëmundja ishte sjellë me qëllim që nga viset e largëta të Lindjes me të sëmurë, të shoqëruar me përcjellje po nga ata që e kanë derdhur sëmundjen. Kjo ishte pjesë e një loje të rrezikshme që bëhej me qëllime të caktuara nga zyrat që merreshin me shkatërrimin apo zhvendosjen e popujve, aty ku binte kufiri në mes të dy botëve.

“Çudë, për besë – fliste populli – çudë e madhe!

Flitet e përflitet për këtë të zezë sëmundje e kurrkund nuk hetohet”… Kurse në të njëjtën kohë Kajmekami kërcënohej: “Ata që dyshojnë në sëmundjen, janë armiq të Perandorisë dhe të gjithë ata që e hapin fjalën se nuk ka sëmundje dënohen pamëshirshëm” (?) Pritej me padurim dhe me imtësi të planifikuar të shfaqej sëmundja.

“Otomanët, meqenëse nuk arritën të krijojnë “njeriun e ri” në këtë anë, i cili do të ishte i së ardhmes dhe si i tillë nuk do të kishte mendim të vetin, nuk do të kishte të kaluar, me një energji të pashtershme një ditë sjelljet e tij të mos shfaqeshin si pjesë e veprimit dhe e të menduarit sipas urdhërove”, Murtaja ishte pjellë e strategjisë. “Tek e fundit, sëmundje ka pasur dhe gjithmonë do të ketë, pse t’ua vejmë veshin gjithaq, kur ato vijnë nga i Madhi që mendon për të gjitha?” -, e qetësonte Kajmekami parinë e Gjakovës, në marsin e vitit 1747.

“Por, koha e duhur eci dhe sëmundja u shfaq, sëmundja nuk erdhi nga Zoti, por nga robi, sëmundja u shfaq sipas rendit të paraparë dhe e dinin mirë ata rrjedhën e saj”-, vazhdon tutje Gjon Nikollë Kazazi në shënimet e tij. Pastaj, Gjakova do të bëhej varri më i madhi në botë, ku dhjetëra e mijëra të dënuar me vdekje të futeshin në të.

Qytetarët habiteshin që sëmundja paraqitej në mënyrë të përzgjedhur (selektive) nëpër mëhallë të qytetit. Kishte, vallë hile edhe aty?… Sigurisht që po, hile edhe hile të mëdha.

Sëmundja përhapej dhe fikej, falë gjeturisë  së kundërveprimit të qetë që në të vërtetë ngërthente kundërvënien më të ashpër, jo me infrastrukturë ushtarake, por me mospërfillje të urdhrave të pushtuesit.

Prurja e plakave nga Malësia që i përdornin dregëzat e nxjerra nga hunda e të sëmurit që pastaj me anë të grithjes në lëkurën e dorës dhe fërkimit me gjakun që shfaqet, i futnin të sëmurit kundërmikrobin në trup dhe kështu i bëhej ballë sëmundjes. Plakat “grrithëse” ishin shpërndarë në katundet e Malësisë dhe Rekës dhe kudo i kishin grithur të sëmurët.

“Pushtuesit e dinin mirë që krahas shkombëtarizimit, asimilimit dhe shuarjes së popujve të padëgjueshëm të prekin edhe qendrat nervore ku rrënohej intelekti i tyre dhe shkaktohen çrregullime mendore dhe shpirtërore që barten brez pas brezi…”.

“Ndodhi të së djeshmes që kanë ndodhur në të nesërmen e sotme…”.

Variola në Gjakovë!

Viti 1972, kur Kosova dhe posaçërisht Gjakova e pësuan një izolim të madh. Një izolim të imponuar nga një sëmundje ngjitëse vdekje prurëse, Lija (Variola Vera). Nga një sëmundje, e cila (ishte pjesë e një loje të rrezikshme që bëhej me qëllime të caktuara nga zyrat që merreshin me shkatërrimin apo zhvendosjen e popujve, aty ku binte kufiri në mes të dy botërave).

Epidemija počela u Đakovici (Epidemia filloi në Gjakovë). Pse mu në Gjakovë?

“E tëra filloi në Kosovë, kur shqiptari , Ibrahim Hoti nga Gjakova, kthehej nga haxhillëku prej Mekës” -, i kujtohet  prof.dr. Svetomir Samargjiçit, atëherë mjek i ri (S media 10.03.2012), sot profesor i epidemiologjisë ne Fakultetin e Mjeksisë në Mitrovicë)…

Kronologjia:

16 shkurt 1972 – Ibrahim Hoti kthehet ne shtëpinë e tij në Gjakovë dhe ndihej keq.

21 shkurt – Latif Musa vjen në Gjakovë.

3 mars – Latif Musa sëmuret, por kurrkush nuk e di se prej ç’kafit (? fxh)

9 mars – Latif Musa dërgohet së pari në një spital të Çaçakut (Serbi), pastaj në Beograd. Më vonë u kuptua se ai e kishte Linë (Variola Veren).

10 mars  – Latif Musa vdes nga gjakderdhjet e brendshme.

22 mars – doktorët më në fund e kuptuan që filloi një epidemi. (pas 12 ditësh)

Muaji Prill – Epidemia shpallet zyrtarisht dhe fillon vaksinimi gjithëpërfshirës. Eksperti më i madh në botë i Variola Veres, Donald Henderson vjen në vizitë.

Maj 1972 – Mbaron epidemia, të infektuar 175 vetë dhe 35 të vdekur. (Telegraf 18.03,12)

“Ibrahim Hoti dhe 12 haxhinj të tjerë ishin edhe 5 ditë tjera në Irak. Edhe pse e dinin që atje ka raste të Variolës. Kur u kthye nga Qabeja i kishte do shenja të sëmundjes, edhe pse dy muaj më herët ishte vaksinuar. Nuk dihet se sa njerëz janë infektuar nga ai (S Media)”.

I sëmuri nga variola, peshqesh i luftës biologjike ndaj Gjakovës

Profesori Samargjiç  thoshte se në muajt e ardhshëm u zvogëlua ndjeshëm numri i të sëmurëve dhe shteti e dha urdhrin që të ndërprite shtetrrethimi për Gjakovën, për shkak se afrohej sezoni turistik. Kroacia bënte presion të madh që të mos përhapej lajmi në Europë, për shkak të turizmit bregdetar kroat. Ne nuk e dinim kanë përfunduar me komplikime, por pastaj filloi dyshimi se mos po luanin me ne. (“…meqenëse nuk arritën të krijojnë “njeriun e ri” në këtë anë, i cili do të ishte i së ardhmes dhe si i tillë nuk do të kishte mendim të vetin, nuk do të kishte të kaluar, me një energji të pashtershme një ditë sjelljet e tij të mos shfaqeshin si pjesë e veprimit dhe e të menduarit sipas urdhërave” fxh).

Si filloj sulmi i tretë?

(“Por, koha e duhur eci dhe sëmundja u shfaq, sëmundja nuk erdhi nga Zoti, por nga robi, sëmundja u shfaq sipas rendit të paraparë dhe e dinin mirë ata rrjedhën e saj” fxh).

Prezantimi i rasteve të helmimit të foshnjave 3 vjeçare nga entet parashkollore në qytetin e Gjakovës, e detyroi atë të ndërrojë qëndrimin duke deklaruar: “Më duhet të sajoj diçka!”.

Të helmuarit në Gjakovë

Helmimet në Kosovë me gazra toksike nga ana e qeverisë jugosllave, doktrinës serbe, ndodhën në pranverën e vitit 1990, ku u helmuan me mijëra të rinj, kryesisht nxënës e në mesin e tyre kishte edhe foshnje në entet parashkollore.

Fillimisht në Gjakovë, qeveria jugosllave asokohe doli me kumtesë zyrtare se në Kosovë nuk pati helmim, por e gjithë kjo ishte: “Një inskenim i përgatitur nga separatistët shqiptarë”. Të helmuarit u quajtën aktorë të Kanës! Mjekët serbë thyen rëndë kodeksin dhe Betimin e Hipokratit, duke refuzuar mjekimin e të helmuarve shqiptarë. Si reagim ndaj këtij raporti, në Zagreb, në muajin qershor të vitit 1990, u mbajt simpoziumi me emër: “Kosova sprovë e ndërgjegjes mjekësore” me organizator dr. Besnik Bardhi (Gjakovë). Në atë simpozium morën pjesë shumë ekspertë të mjekësisë nga mbarë Jugosllavia. Gjatë punimeve të këtij simpoziumi dolën në pah shumë fakte që tregonin se në fakt në Kosovë është kryer një helmim masiv i rinisë shkollore.

Argumenti më bindës në këtë simpozium padyshim, ishte publikimi i substancës kimike Dimetil phosphoditionat, e izoluar në mostrat e urinës nga të helmuarit e Kosovës, nga ana e Franjo Pllavshiqit, toksikolog dhe biokimist nga Zagrebi. Këtyre zbulimeve duhet shtuar edhe deklarimin e mjekut francez Benedetti, i cili tha: “Në Kosovë pati helmime. Në Kosovë, gjatë pranverës, me qëllim janë helmuar 3000 nxënës me gaz deri tani të pa identifikuar” (citim i duhur). Ky mjek gjatë qëndrimit në Kosovë kishte pohuar se ka zbuluar molekula klororganike gjatë analizave që i bëri në dy laboratorë të Parisit nga mostrat e gjakut të fëmijëve të helmuar nga Kosova. Sipas tij, “ky krim është bërë nga agjentët e Beogradit, me siguri agjentët ushtarak” (Floart, 2000).

… Druaj, vëlla, se sërish do të na bjerë mbi kokë fatkeqësia e kufirit të ndarjes së dy botëve.

http://www.youtube.com/watch?v=VvYo6qaoWqM  Helmimet – Spitali i Gjakovës

http://www.youtube.com/watch?v=XTCwDf8M_yI   Helmimet – Spitali i Gjakovës

http://www.youtube.com/watch?v=2-rlEt2I_6E&feature=related – Variola në Gjakovë, pamje nga Gjakova

Etiketa: At Gjon Nikollë KazaziFahri XharraGjakovëKajmekami i Gjakovësluftë biokimikeTri herë me luftë biokimike në GjakovëVariolaVariola Vera

Të Lidhura

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

nga 27
21:44 | 25/12/2025
0

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur hetime mbi pasuritë e mundshme në Shqipëri të...

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

nga 27
21:22 | 25/12/2025
0

Kombëtarja shqiptare po lë pas një vit ku rezultatet e arritura, padyshim që kanë qenë historike dhe për kuqezinjtë, ishte...

Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

nga 27
21:02 | 25/12/2025
0

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan–Tepelenë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit”....

Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

nga 27
20:52 | 25/12/2025
0

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan–Tepelenë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit”....

Para
U kthye nga Kina, flet studentja shkodrane: Qyteti ku studioj u prek nga koronavirusi

U kthye nga Kina, flet studentja shkodrane: Qyteti ku studioj u prek nga koronavirusi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

20:52 | 25/12/2025
Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

20:12 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –
  • Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com