Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur pak momente më parë në austostradën Fier-Lushnje.
Mësohet se nga përplasja e tre makinave në vendin e quajtur “pushimi i shoferit”, kanë mbetur të plagosur dy persona.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.