• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trajnon politikanë e VIP-a, Arjeta Dhima tregon sekretet për artin e të folurës në publik

15:37 | 15/11/2022
në I pakategorizuar
0

Arjeta Dhima është e para aktore e regjisore profesioniste, e cila tërhoqi vëmendjen dhe bëri për vete publikun, kur në skenën shqiptare dha një spektakël ventrilokuizmi, titulluar “Kush foli?”. Është unike, pasi zotëron jo vetëm këtë dhunti të rrallë, por edhe zotësinë si eksperte e “E folura në Publik”, duke trajnuar politikanë, biznesmenë, VIP-atë botës së ekranit e showbiz-it. Themeluesja e iACT Studio, Arjeta Dhima rrëfen në këtë intervistë për revista “Story”, sekretet që duhet të dimë për përballje të suksesshme me publikun, duke i transmetuar atij bukur mesazhe të fuqishme e të qarta…

Nga teatri në kinema, ku je ndjerë e përfshirë totalisht me mish e shpirt?

Lexo edhe

Prioriteti i Ramës, të varfërojë shqiptarët –

FIFA e UEFA të pafuqishme, Superliga Evropiane fiton në gjykatë –

EMRI/ I dënuar me burgim, arrestohet në Morinë 45-vjeçari –

am natyrë e ndjeshme dhe është e pamundur të mos përfshihem në ndodhitë apo punët e mia. Teatri është magjik, ka një proces i cili zgjat në kohë por rrahjet e zemrës që ndjen nga gjithë ai emocion i transmetuar nga energjia e publikut është e vërtetë, e gjallë. Në film ndihem komode, mjafton të di çfarë dëshiron të arrijë regjisori përmes rolit tim, dhe çfarë do të transmetoj dhe jam gati në aksion.

Të flasësh me bark me gojë mbyllur e pamundur për shumë njerëz, por jo për ty. Dikush mund të pyesë si arrin ta bësh dhe si është të jetosh me këtë dhunti të rrallë si Ventrilokuiste?

Unë jetoj si të gjithë njerëzit e tjerë, kam një rutinë pune dhe jetës relativisht të qetë. Më shumë u bën përshtypje të tjerëve që më shikojnë si njeri me talent të veçantë, se sa mua vetë. Nuk e kam lejuar veten të deliroj për shkak të kësaj dhuntie, thjesht i jam falënderuese Zotit që më ka bekuar me vullnet për të realizuar dhe zhvilluar një të dhunti të tillë! Fshihet shumë punë pas gjithë këtij emri “Ventrilokuiste”. Net pa gjumë, investim shumë i madh në prova, orë diskutimi dhe shumë lexime. Jam me fat që kam gjetur njerëz që e kuptojnë këtë Art!

Të ka ndihmuar Ventrilokuizmi në situata jetësore, duke ditur që është një e folur ndryshe me bark dhe pa lëvizur buzët?

Ndonjëherë kur jam në rrugë duke ecur ose e ulur diku në mes të njerëzve mbyll gojën, dhe them atë që nuk do doja që ata ta dëgjonin me gojë hapur. Pra edhe mund të them ndonjë fjalë jashtë fjalorit të lejuar!

Zë koke, zë gjoksi apo zë barku? Na trego disa sekrete, se cilin zë duhet të përdorim kur flasim para një publiku apo audience, apo kur jemi në një takim romantik, për të qenë tërheqës?

Në fjalim dhe dhënie mesazhi kërkohet një zë autoritar dhe personi që flet të jetë në rezonimin e vet. Zëri i kokës është zakonisht i papranueshëm për fjalime të gjata, pa dashje bëhet acarues për dëgjuesin. Audienca kërkon një mesazh të qartë dhe të vërtetë. Sa për takimet romantike, secili të veprojë sipas zemrës.

Pasi u diplomove për Regji në Akademinë e Arteve të Bukura, tashmë të njohin të gjithë si themeluesen e “ïACT Studio”, ku ofron kurse aktrimi dhe trajnime për të folurën në publik. Si profesioniste që je, çfarë të vret veshin në tv-të, radiot apo skenat shqiptare dhe çfarë të tërheq vëmendjen për mirë?

Ndihem përgjegjëse si themeluese dhe drejtuese e një trajnimi të tillë. Kam shumë dëshirë të dëgjoj të flitet bukur dhe me etikë. Në TV shikoj një trend të një zhargoni të përditshëm, si; Hë mo burr, po ça thu o ti, etj. Dëshira për të pasur sa më shumë klikime dhe shikueshmëri po nxjerr në pah pikërisht ato tinguj dhe fjalë që të vrasin veshin. Dëgjon edhe për mirë por rrallë. Ata të rrallët duhen mbajtur si ujë i pakët.

Mund të na përmendësh emra të politikës, figura të showbiz-it që i ke trajnuar ti?

Kam fatin e madh të trajnoj njerëz, që e duan zhvillimin dhe arritjen e objektivit në jetën e tyre. Zgjedhin të trajnohen se kanë një ambicie për të ecur në hapa të sigurt komunikimi. Për fat të mirë dhe të keq komunikimi është baza e çdo arritjeje sot, si në; biznes, TV, radio, politikë por edhe në përditshmëri si; familje, shoqëri etj. Elisa Gjerani, Lei Kraja, Eni Dare, Vullnet Sina, Vasil Naçi, Juli Dhame, Sention Zotaj, etj.

Meqë jemi këtu cilët moderatorë do të veçoje si më të mirët në të folurin publik, dhe ata që do ishte mirë t’i hynin trajnimit?

Ardit Gjebrea me një dimension të një shoë të përjavshëm. Arbana Osmani me fjalor të përzgjedhur dhe ritëm shumë të mirë të komunikimit. Elisa Gjerani është një gazetare dhe moderatore e jashtëzakonshme, arrin të mbajë live në transmetim me orë të tëra intervista me të ftuar dhe edicion informativ. Alban Musa një moderator dhe aktor shumë i mirë. Sa për ata që duhen trajnuar, e dinë vetë ata!

Ekziston një shprehje “dëgjo zërin tënd të brendshëm” kur bëhet fjalë për të marrë vendime në jetë. Cila është këshilla që u jep personazheve VIP për të arritur suksesin në këtë treg ku konkurrenca është e fortë?

Të dëgjosh zërin e brendshëm dhe të flasësh me zë të brendshëm janë dy gjëra të ndryshme. Të dëgjosh zërin e brendshëm është pjesë e mençurisë së individit dhe të flasësh me zë të brendshëm është pjesë e teknikës së të folurit. Mençurinë t’a fal Zoti, teknikën e investon!

Cila është këshilla që u jep personazheve VIP për të arritur suksesin në këtë treg ku konkurrenca është e fortë?

Në Shqipëri është ngatërruar konotacioni i të qenurit VIP, jo çdo njeri që bën këngë e klipe apo bujë televizive mund t’a etiketojmë si VIP. Sa për konkurrencën, themi që është e madhe në Shqipëri sepse ndoshta nuk njohim atë në vendet Europiane apo të shteteve të Bashkuara, ku investimi dhe ambicia është shumë herë më e madhe.

Si mund ta shndërrojmë në fuqi tërheqëse kombinimin e pamjes, shpirtit dhe mendjes?

Njerëzit inteligjentë tërhiqen nga fuqia e mendjes dhe nga komunikimi. Sipërfaqësorët nga pamja, por edhe asaj nuk dinë tamam çfarë i pëlqejnë. Për të qenë shpirt mirë është një dimension që secila kategori është e ndërtuar apo zgjedh të vendosi bujarinë në pah. Mendje, trup, shpirt. Është trinomi njerëzor perfekt. Ndonjëherë nuk i ke dot si dhuratë të gjitha por kjo nuk do të thotë që nuk do vlerësosh më të mirën që ke. Pamja fizike është bërë trend mediatik, pa marr parasysh që ne jemi të ndryshëm dhe unikë. Secili prej nesh është unik dhe me dimension të veçantë për të arrirë një jetesë apo karrierë perfekte.

Nga ty presim një shoë të bukur dhe të veçantë. Kur do kemi rastin të shikojmë nga afër Ventrilokuizem?

Besoj se 2023 e startojmë me një super shfaqje për një super publik. E dua publikun tim, publikun shqiptar./story.al

Etiketa: Arjeta Dhimae folura ne publikpolitikanëVIP

Të Lidhura

Qeveria po tallet me studentët –

Prioriteti i Ramës, të varfërojë shqiptarët –

nga 27
14:16 | 31/01/2023
0

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ,ka reaguar pas raportit të Transparency International, i cili e rendit Shqipërinë si...

FIFA e UEFA të pafuqishme, Superliga Evropiane fiton në gjykatë –

FIFA e UEFA të pafuqishme, Superliga Evropiane fiton në gjykatë –

nga 27
14:08 | 31/01/2023
0

Kthesë e bujshme për fatin e Superligës nga Madridi. Gjykata Tregtare e kryeqytetit spanjoll në fakt ka pranuar ankesën e...

Nëna rreh të bijën në Korçë, ndërhyn policia

EMRI/ I dënuar me burgim, arrestohet në Morinë 45-vjeçari –

nga 27
13:54 | 31/01/2023
0

Një 45-vjeçar është ndaluar nga Policia në Morinë. Pas kontrolleve u zbulua se Armend Morina, 45-vjeç, banues në Gjakovë, ishte...

Deputeti Korreshi për Zyrat Përmbarimore të Lushnjës: Dy vjet që… –

Deputeti Korreshi për Zyrat Përmbarimore të Lushnjës: Dy vjet që… –

nga 27
13:50 | 31/01/2023
0

Deputeti Saimir Korreshi deklaroi se Zyrat Përmbarimore në Lushnjë kanë dy vjet që nuk kanë as letër dhe as bojë....

Para
U dhunua barbarisht nga pesë persona, detaje tronditëse për të renë nga Kenia

U dhunua barbarisht nga pesë persona, detaje tronditëse për të renë nga Kenia

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Qeveria po tallet me studentët –

Prioriteti i Ramës, të varfërojë shqiptarët –

14:16 | 31/01/2023
FIFA e UEFA të pafuqishme, Superliga Evropiane fiton në gjykatë –

FIFA e UEFA të pafuqishme, Superliga Evropiane fiton në gjykatë –

14:08 | 31/01/2023
Nëna rreh të bijën në Korçë, ndërhyn policia

EMRI/ I dënuar me burgim, arrestohet në Morinë 45-vjeçari –

13:54 | 31/01/2023
Deputeti Korreshi për Zyrat Përmbarimore të Lushnjës: Dy vjet që… –

Deputeti Korreshi për Zyrat Përmbarimore të Lushnjës: Dy vjet që… –

13:50 | 31/01/2023
Të prerë për mosanëtarësimin e Suedisë në NATO –

Të prerë për mosanëtarësimin e Suedisë në NATO –

13:36 | 31/01/2023

Më Të Lexuarat

  • Prioriteti i Ramës, të varfërojë shqiptarët –
  • FIFA e UEFA të pafuqishme, Superliga Evropiane fiton në gjykatë –
  • EMRI/ I dënuar me burgim, arrestohet në Morinë 45-vjeçari –
  • Deputeti Korreshi për Zyrat Përmbarimore të Lushnjës: Dy vjet që… –
  • Të prerë për mosanëtarësimin e Suedisë në NATO –
  • Administrata detyrohet t’i japë ‘like’ Ramës –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Prioriteti i Ramës, të varfërojë shqiptarët –
  • FIFA e UEFA të pafuqishme, Superliga Evropiane fiton në gjykatë –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com