Një nga gazetat më të mëdha italiane, Corriere dello Sport raporton së fundmi se Milani e ka gjetur pasardhësin e Vinçenco Montellës.
Ajo shkruan se trajneri kuqezi do të pushohet nga puna në orët ardhshme për shkak të një bilanci mediokër me 13 pikë deri tani.
Emri i përzgjedhur për ta pasuar është ai i Paolo Souzës, portugezit që ashtu si Montella ka drejtuar Fiorentinën në Serinë A.
Të mërkurën Milani do të sfidojë Kievon dhe të shtunën do të presë Juventusin, ndaj duhet parë nëse Milani do ta emërojë që tani portugezin apo do të presë disa ditë.