Një ngjarje tragjike ka ndodhur pak më parë në Durrës, ku një i moshuar është hedhur nga kati i shtatë i pallatit, ku banonte, dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 04.09.2020, rreth orës 08:00, në lagjen nr.1, Durrës, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 7-të i pallatit ku banon, shtetasi V.N., 75 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.