Qytetarët e Lezhës kanë dalë në marshim këtë pasdite për të kërkuar drejtësi mbi ngjarjen e rëndë që ndodhi në Himarë, ku një 7-vjeçare u përplas për vdekje me skaf nga polici Arjan Tase. Ata po marshojnë në rrugët e qytetit, ku bëhet me dije se do të shkojnë në qendër ku do të mbajnë dhe homazhe në nderim të vogëlushes.
Kujtojmë se aktivistë të Shoqërisë Civile kanë paralajmëruar protestë për ditën e nesërme ku do të kërkojnë dorëheqjen e kreut të Policisë Gledis Nano, ministrit Bledi Çuçi dhe të ministres Mirela Kumbaro. Sipas qytetarëve, mungesa e papërgjegjshmërisë nga institucionet sjell ngjarje të tilla.