Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është shënuar mesditën e sotme në aksin Fier–Darëzezë, pranë fshatit Levan.\
Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal, ndërsa për pasojë ka humbur jetën Gledis Çala, 37 vjeç.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe automjeti zjarrfikës, të cilët po punojnë për nxjerrjen e mjetit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Për nxjerrjen e trupit kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, pasi automjeti tip “Renault Megane” ka pësuar dëmtime të shumta. Dyshohet se aksidenti ka ndodhur disa orë më parë, derisa është pikasur nga kalimtarë të rastit.
NJOFTIMI I POLICISË – Fier/Informacion paraprak. Në aksin rrugor “Fier–Darëzezë”, shtetasi G. Ç., 37 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga, drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Ç., ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit si dhe kohën e ndodhjes së ngjarjes.
gijotina.com/









