Në lumin Danub midis kufirit serb dhe Kroat, gjashtë persona u zhdukën pasi një varkë që transportonte migrantë u përmbyt.
Sipas mediave serbe, aksidenti ndodhi herët të hënën në mëngjes. Varka dyshohet se kishte midis dhjetë deri pesëmbëdhjetë migrantë që po përpiqeshin të hynin në Kroaci, një vend anëtar i BE.
Ndërsa gjashtë persona u zhdukën pasi barka u përmbys, të tjerët arritën të notonin në breg.
Ende nuk ka konfirmim nga autoritetet kompetente në Serbi rreth aksidentit edhe pse kërkimi rreth migrantëve po vazhdon ende.