Të paktën 9 persona, mes tyre 5 fëmijë kanë humbur jetën këtë të premte pasi anija me të cilën ata udhëtonin u mbyt në brigjet veri-perëndimore të Turqisë.
Ndërkohë autoritetet turke kanë shpallur në kërkim 5 persona të tjerë. Sipas tyre varka mbante gjithsej 17 emigrantë.
Turqia u bë një nga pikat kryesore të nisjes për migrantët që udhëtojnë për të shkuar në Europë. Shumë vetë po ikin nga varfëria dhe konfliktet në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë.