Autobuzi me nxënës rrëzohet në një lum
Aksidendi i rëndë nga i cili kanë humbur jetën 14 fëmijë ka ndodhur në Turqinë jugore. Autobuzi ka rënë nga një urë në lum.
Fëmijët po ktheheshin nga një ekskursion në zonën e famshme arkeologjike, Karatepe, në afërsi të qytetit, Osmanije, ka njoftuar agjencia e lajmeve Dogan.
Gjashtë nga 14 viktimat raportohet të kenë qenë nxënës të shkollave të mesme, ndërsa 24 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga ky aksident.
Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë humbja e kontrollit të autobuzit nga shoferi. Hetime të mëtejshme pritet të zbardhin ngjarjen.