Një tragjedi ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Tetovë. Një grua së bashku me katër fëmijët e saj janë djegur nga zjarri, që ka përfshirë banesën e tyre.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 04:20, në rrugën “Goce Delleve”, ku nëna dhe fëmijët e vegjël po flinin.
Zjarri ka rënë në shtëpinë e shtetasit Sulejman Zulbehari, i lindur në vitin 1940, ku fillimisht është përfshirë kati i dytë i shtëpisë së vjetër.