Tragjedi në Rusi. 53 persona kanë mbetur të vdekur nga zjarri në qendrën tregtare në qytetin Kemerovo të Rusisë. Ndërsa numri i personave të plagosur ka shkuar në 48, 16 të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Mes viktimave janë 11 fëmijë, të cilët kanë qenë në kinemanë e qendrës tregtare. Po vijojnë kërkimet për nxjerrjen e trupave të tjerë nga rrënojat që ka shkaktuar zjarri, ndërsa mundësitë për të nxjerrë trupa të gjallë janë zero.