Tragjedi në Manhattan, 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tragjedi në Manhattan, 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike –

08:48 | 20/05/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Veliaj kundërshtoi arrestin, Gjykaya Kushtetuese vendos sot për kryebashkiakun –

Planet për transformimin e porteve të Jugut mbeten në letër, investime pa efekt real ekonomik –

Duhet shkarkuar nga detyra si President –

Këmbimi valutor 20 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin shqiptar në New York, ku një grua shqiptare humbi jetën pasi ra në një pusetë të pambuluar në mes të rrugës.

Viktima është identifikuar si Donike Gocaj, 56 vjeçe, residente në Briarcliff Manor. Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 23:19 të së hënës pranë Fifth Avenue në Manhattan.

Sipas dëshmitarëve, gruaja kishte dalë nga makina e saj dhe vetëm pak sekonda më vonë u zhduk në një pusetë elektrike të hapur, rreth 3 metra të thellë, që i përkiste kompanisë Con Edison. “E mbylli derën e makinës dhe bëri një hap përpara. Papritur u zhduk”, deklaroi dëshmitari Carlton Wood për mediat amerikane.

Ai tregoi se disa qytetarë u përpoqën menjëherë ta ndihmonin gruan, ndërsa prisnin mbërritjen e ekipeve të emergjencës. Sipas tij, dikush solli edhe një shkallë të vogël, por thellësia e pusetës e bëri të pamundur nxjerrjen e saj.

“Ajo po bërtiste se po vdiste”, tha dëshmitari.

Një operacion i vështirë shpëtimi u organizua nga zjarrfikësit e FDNY, të cilët përdorën shkallë për të hyrë në pusetë. Kur u nxor, Donike Gocaj ishte pa ndjenja dhe pa shenja jete. Ajo u transportua me urgjencë në spital, ku u shpall e vdekur.

Sipas familjarëve, në vendngjarje nuk kishte asnjë tabelë paralajmëruese, kone sigurie apo barriera mbrojtëse rreth pusetës së hapur. Rregulloret e qytetit kërkojnë që pusetat të jenë të mbuluara ose të bllokuara qartë për të shmangur rreziqe të tilla. Avokati Christopher J. Gorayeb deklaroi se raste të tilla nuk janë të rralla në New York dhe se mbulesat duhet të jenë të siguruara në mënyrë që të mos lëvizin aksidentalisht.

Ndërkohë, kompania Con Edison bëri të ditur se nga pamjet e sigurisë dyshohet se kapaku i pusetës ishte zhvendosur pak minuta më herët nga kalimi i një kamioni të rëndë në rrugë. Sipas kompanisë, rreth 12 minuta më vonë viktima parkoi makinën pranë vendit ku ndodhi tragjedia.

Familjarët e Donike Gocajt vizituan vendin e ngjarjes të martën në mëngjes, ndërsa përpiqeshin të kuptonin se si ndodhi aksidenti fatal. Sipas tyre, ajo lë pas një djalë, një vajzë dhe dy nipër e mbesa.

Të Lidhura

Veliaj kundërshtoi arrestin, Gjykaya Kushtetuese vendos sot për kryebashkiakun –

Veliaj kundërshtoi arrestin, Gjykaya Kushtetuese vendos sot për kryebashkiakun –

nga 27
09:46 | 20/05/2026
0

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë ditën e sotme kërkesën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për të shpallur antikushtetuese masën...

Planet për transformimin e porteve të Jugut mbeten në letër, investime pa efekt real ekonomik –

Planet për transformimin e porteve të Jugut mbeten në letër, investime pa efekt real ekonomik –

nga 27
09:24 | 20/05/2026
0

Skeletet e anijeve të mbytura, disa të përmbysura e të tjera të zhytura në ujërat e cekëta, dominojnë panoramën e...

Duhet shkarkuar nga detyra si President –

Duhet shkarkuar nga detyra si President –

nga 27
08:58 | 20/05/2026
0

President i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump është përballur me pyetje në lidhje me shëndetin e tij gjatë gjithë karrierës...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 20 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
08:12 | 20/05/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.7 lekë dhe do shitet me...

Para
Duhet shkarkuar nga detyra si President –

Duhet shkarkuar nga detyra si President -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Veliaj kundërshtoi arrestin, Gjykaya Kushtetuese vendos sot për kryebashkiakun –

Veliaj kundërshtoi arrestin, Gjykaya Kushtetuese vendos sot për kryebashkiakun –

09:46 | 20/05/2026
Planet për transformimin e porteve të Jugut mbeten në letër, investime pa efekt real ekonomik –

Planet për transformimin e porteve të Jugut mbeten në letër, investime pa efekt real ekonomik –

09:24 | 20/05/2026
Duhet shkarkuar nga detyra si President –

Duhet shkarkuar nga detyra si President –

08:58 | 20/05/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

Tragjedi në Manhattan, 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike –

08:48 | 20/05/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 20 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:12 | 20/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Veliaj kundërshtoi arrestin, Gjykaya Kushtetuese vendos sot për kryebashkiakun –
  • Planet për transformimin e porteve të Jugut mbeten në letër, investime pa efekt real ekonomik –
  • Duhet shkarkuar nga detyra si President –
  • Tragjedi në Manhattan, 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike –
  • Këmbimi valutor 20 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Mbështeti studentët shqiptarë, pritet largimi i Meidanit nga posti i ambasadorit në Shkup –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Veliaj kundërshtoi arrestin, Gjykaya Kushtetuese vendos sot për kryebashkiakun –
  • Planet për transformimin e porteve të Jugut mbeten në letër, investime pa efekt real ekonomik –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com