Një tjetër tragjedi në botën e futbollit. Në ndeshjen e sotme, mes Marsonias dhe Slavonija Pozhega, futbollisti Bruno Boban ndërroi jetë në fushën e lojës.
Boban u shtri në zonë, gjatë një aksioni sulmues të ekipit të tij, pasi u godit nga topi. Thirrja e mjekëve nuk e evitoi dot fatkeqësinë. Boban ka luajtur më parë me NK Zagreb, por tashmë luante në ligat e ulëta të futbollit kroat. Mjekët shpjegojnë se kjo vdekje mund të ketë ardhur prej një ataku kardiak.