Drejtësia e Ticinos, në Zvicër ka mbyllur një hetim një mujor për një trafik kokaine, ku tetë persona u arrestuan që nga marsi i kaluar.
Aktiviteti kriminal shtrihej në vende të ndryshme, duke përfshirë Spanjën, Francën, Holandën, Anglinë dhe Italinë, njoftoi policia kantonale e Ticinos. Rrjeti ishte aktiv që nga viti 2014.
Mediat e huaja shkruajnë se gjashtë shtetas zviceranë dhe dy shqiptarë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike, mbetën të arrestuar.
Kokainë e kapur do të shitej në rajonin e Lokarnos. Në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe spanjolle, policia e Ticinos zbuloi transaksione financiare për të paktën 400 mijë euro dhe 215 mijë franga. Gjithashtu janë pastruar edhe disa milionë euro.