Trafikonin drogë, kapen mat të rinjtë tek “Rruga e Kombit”

0
193

Një sasi  prej 47 kg kanabisi është sekuestruar gjatë një operacioni antidrogë në Gjegjan të Pukës.

Policia ka arrestuar katër persona, të dyshuar si posedues të lëndës narkotike. Arrestimi i tyre u bë në Rrugën e Kombit në vendin e quajtur Nënkalimi i Repsit.

Në pranga kanë përfunduar shtetasit

  • Gjergj Doda 29 vjeç banues në Gjegjan – Pukë
  • Gjergj Prenga 21 vjeç, banues në Kurbin
  • Ndrecë Kola 27 vjeç, banues në Gjegjan – Pukë
  • Elton Kola 34 vjeç, banues në Gjegjan – Pukë

Katër të arrestuarit ishin me 2 automjete, ku me njërin  ruanin rrugën, kurse në automjetin  tjetër ndodhej sasia e lëndës narkotike e paketuar gati për shitje.

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.