Një sasi prej 47 kg kanabisi është sekuestruar gjatë një operacioni antidrogë në Gjegjan të Pukës.
Policia ka arrestuar katër persona, të dyshuar si posedues të lëndës narkotike. Arrestimi i tyre u bë në Rrugën e Kombit në vendin e quajtur Nënkalimi i Repsit.
Në pranga kanë përfunduar shtetasit
- Gjergj Doda 29 vjeç banues në Gjegjan – Pukë
- Gjergj Prenga 21 vjeç, banues në Kurbin
- Ndrecë Kola 27 vjeç, banues në Gjegjan – Pukë
- Elton Kola 34 vjeç, banues në Gjegjan – Pukë
Katër të arrestuarit ishin me 2 automjete, ku me njërin ruanin rrugën, kurse në automjetin tjetër ndodhej sasia e lëndës narkotike e paketuar gati për shitje.