Ina Zhupa ishte një nga deputetët demokrate që vendosi të ndiqte betimin e Presidentit të ri, Bajram Begaj në Kuvend duke “tradhtuar” qëndrimin e grupit të Berishës, të cilët vendosën ta bojkojtojnë. Ajo u shpreh e bindur që Begaj, i cili do të qëndrojë 5 vite në Presidencë, do të dekretojë qeverinë e re të udhëhequr nga PD.
“Zgjedhja e presidentit Barjam Begajt, ishte një proces i një i anshëm. Ndryshe nga ç’meritonte procesi i zgjedhjes së presidentit, ishte një proces i kapur nga mazhoranca socialiste.
Duhet të shpresoj që do të jetë në lartësinë e pozicionit, si kreu më i lartë i shtetit, si garant i kushtetutës dhe shtetit që do të jetë mbi palët politike. Jam e bindur që Bajram Begaj, do të dekretojë mandatin qeverisës së PArtisë demokratike.”-tha Zhupa.
E pyetur nëse kryedemokrati Berisha është në dijeni të prezencës së saj, Zhupa tha se vendimi i saj është individual si deputete demokrate dhe se kreu i PD-së, është në dijeni.
“Zoti berisha është në dijeni të prezencës sime këtu”-u shpreh Zhupa
Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –
Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...