Sali Berisha ka folur sot në lidhje me zgjedhjet për kreun e PD, ku pas përjashtimeve të kandidaturave, është i vetmi në këtë garë brenda partisë.
Ai akuzoi kandidatët e përjashtuar nga gara, përfshi Ervin Salianjin, si kontribuues të kundërshtarëve dhe tradhtarë të PD-së, teksa shpjegoi se asnjë nga dorëzuesit e dokumenteve nuk plotësonte kriteret.
Berisha shtoi se PD është ndër të paktat parti simotra në botë që zgjedhjet e kryetarit i bën me votën e anëtarësisë dhe jo të forumeve.
Qytetari: Pse nuk ka garë të ndershme në PD dhe ka vetëm një kandidat, ndërsa të tjerët janë tërhequr nga gara apo përjashtuar nga partia para garës?
Berisha: Garantoj se PD ka garën më të ndershme dhe formën më demokratike të garës që mund të ekzistojë. Do më falësh. Kryetarët e partive në familjet tona simotra, vetëm një pjesë e vogël zgjidhen direkt nga anëtarësia, të tjerët i zgjedhin forumet e partisë. Por zgjedhja nga anëtarësia Lekë, padiskutim që është forma më eprore e demokracisë dhe më demokratike. Tani të vijmë pak tek ajo që thoni ju. Vetëm se kërkoi, të mos bini viktimë e propagandës të atyre që nga viti 2009 kanë zhdukur votën e lirë në parti dhe nuk kanë më votë të lirë. Kanë mobilizuar këto kohë, mafien më të rrezikshme se mafia e kokainës, kundër PD-së. Pra edhe njëherë, PD është nga ato të pakta, jo të shumta, parti demokratike në Europë dhe në botë, që kryetarin e zgjedh direkt me votën e anëtarësisë. Ky është themeli.
Do vijmë tek gara. Të siguroj se, kjo parti në garën në këtë parti, pranohen dhe do pranohen çdo demokrate dhe demokrat, që plotëson kriteret e përcaktuara në rregullore për të marrë pjesë në këtë garë. Unë besoj se kjo është gara më e rëndësishme e partisë dhe duhet të përfaqësojë anëtarësinë e partisë. A mund të imagjinosh ti që në garën e PD-së të marrin pjesë kandidatë të Edi Ramës. Më thuaj pak? Konkretisht me emra mund t’i marr. Apo kandidatë të cilët në fushatë elektorale punuan haptas kundër PD-së, apo kandidatë që në fushatë elektorale ndërruan parti dhe kaluan në parti tjetër. Do më falësh, këta në çdo parti politike në botë, në çdo parti me ndërgjegje politike, këta përjashtohen, për tradhëtinë që i kanë bërë partisë së tyre në fushë betejë, në moment beteje.
Është jashtë çdo lloj llogjike që këta të mund të imagjinohen që të lejohen të kandidojë. Jo këtë se lejon asnjë parti në botë. Për të kandiduar për kryetar partie duhet të plotësosh disa kritere të caktuara dhe të pranuara. Në rast se je jashtë këtyre kritereve, mund të kandidosh për poste të tjera në degë apo diku tjetër, por nuk mund të kandidosh për kryetar të PD-së në një kohë kur nuk ka asnjë kontribut qenësor, relevant të njohur nga partia. Nuk e bën kërkush sepse e bën qesharake garën. Kurse çdo njeri me kontribute që plotëson kriteret është i mirëpritur dhe nuk është refuzuar kurrë. Mos harro dhe njëherë, janë refuzuar ata të cilët në fushatë kaluan në parti të tjera dhe i urdhëruan si skllevër që janë, të vazhdojnë lojën e tyre kundër PD-së.
I urdhëruan, i përdorën dhe i keqshfrytëzojnë nëpër studio për zhurmë, mafia më e rrezikshme e Shqipërisë, është mafia e fjalës së lirë. Pronarë mafiozë mediash, njerëz të zhveshur nga çdo karakter, thërrasin në studio njerëz të kaluar në parti të tjera dhe u venë si epitet funksione që nuk i kanë pasur kurrë në parti. Këta thua ti, nuk besoj se je për këta ti, nëse je anëtar i PD. Nuk besoj se mund të kandidojë ai që bashkëpunon me krimin, që merr udhëzime nga Oltion Bistri dhe Ergys Agasi, që ne e bënim hero në burg, kurse ai shtronte dreka dhe darka me Pëllumb Gjokën dhe Oltion Bistrin. Kjo kryesi dhe ky kryetar gjersa të jetë është i detyruar të mbrojë interesat tuaja, interesat e demokratë nga ata të cilët i shkelmojnë për llogari të kundërshtarëve tanë.
PD është e hapur, s’mund ta marrë kush. U përpoqën. Këtë parti Rama s’mund ta marrë kurrë me kandidatura të shitura. Salianji u shpall i burgosur politik se ashtu ishte, por në burg e shiti veten.









