Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Tosbaxhaku unë do vij të të përcjell sot, por ti nuk më ikën dot

Nga 27.al 0

Nga Dritan Shano

Dje pasdite i thashë “lamtumirë”, në pezm e inat e sipër. Por, nata më tregoi ndryshe. Për miqtë, për mua, Tosbaxhaku është e pamundur të ikë. Do vazhdojë të jetë përgjithmonë përreth me atë nënqeshjen e vet poshtë mustakut të rrallë dhe syve që i ndriçojnë.

Tosbaxhaku ka një dhuratë të Zotit, një fuqi të jashtëzakonshme, që pak njerëz e kanë dhe akoma dhe më pak arrijnë t’ia dhurojnë të tjerëve. Këtë dhuratë ai e ka ndarë me ne, gjithë këtë kohë. Mua dhe Julit nuk na duhej të ikje ta kuptonim këtë gjë kaq të madhe që ti, Tosbaxhaku ke bërë për njerëzit. Ne e kemi ditur dhe e kemi kërkuar këtë gjë nga ty herëpashere. Çfarë është kjo gjë, kjo fuqi e jashtëzakonshme e Tosit?!

Kur rri me Tosin, apo akoma më thjesht, kur e ke në mendje ai ka aftësinë të të mbështjellë, si një përqafim. Të mbështjell nga jashtë me qetësinë dhe forcën papërballueshme të ujit, si një gurgullimë dijesh, eksperiencash që të pastron, të shuan zjarret idiote, kokëshkrepjet, të merr me vete dhe të drejton nga duhet. Të mbështjell nga brenda me butësinë e vet si një melhem pastërtie, dashurie, qortimi dhe qartësie të shpirtit dhe të mendimeve. Kështuqë, Baxhak, unë do vij të të përcjell sot, por ti nuk më ikën dot. Gjithmonë do jem i mbështjellë, i përqafuar nga ti!

Dy fjalë të fundit. Dinjitar, i drejtë, pa hile, dritë në sy e në shpirt, dituri, mençuri, dashuri, ndershmëri, profesionist i shkëlqyer, pasionant, rigoroz, shok e mik pa kushte, qortues, i ngrohtë, i butë, shpirtmadh e shpirtlirë, i pabindur, patriot, shqiptar i madh ….. – për këto dhe shumë të tjera që nuk më rrjedhin tani, për mua, për familjen time, besoj dhe për ata miq që njihemi, Tosbaxhaku, është dhe do mbetet masa e njeriut!

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej