Tosbaxhaku unë do vij të të përcjell sot, por ti nuk më ikën dot – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tosbaxhaku unë do vij të të përcjell sot, por ti nuk më ikën dot

18:28 | 22/08/2019
në Opinion
0

Nga Dritan Shano

Dje pasdite i thashë “lamtumirë”, në pezm e inat e sipër. Por, nata më tregoi ndryshe. Për miqtë, për mua, Tosbaxhaku është e pamundur të ikë. Do vazhdojë të jetë përgjithmonë përreth me atë nënqeshjen e vet poshtë mustakut të rrallë dhe syve që i ndriçojnë.

Tosbaxhaku ka një dhuratë të Zotit, një fuqi të jashtëzakonshme, që pak njerëz e kanë dhe akoma dhe më pak arrijnë t’ia dhurojnë të tjerëve. Këtë dhuratë ai e ka ndarë me ne, gjithë këtë kohë. Mua dhe Julit nuk na duhej të ikje ta kuptonim këtë gjë kaq të madhe që ti, Tosbaxhaku ke bërë për njerëzit. Ne e kemi ditur dhe e kemi kërkuar këtë gjë nga ty herëpashere. Çfarë është kjo gjë, kjo fuqi e jashtëzakonshme e Tosit?!

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Kur rri me Tosin, apo akoma më thjesht, kur e ke në mendje ai ka aftësinë të të mbështjellë, si një përqafim. Të mbështjell nga jashtë me qetësinë dhe forcën papërballueshme të ujit, si një gurgullimë dijesh, eksperiencash që të pastron, të shuan zjarret idiote, kokëshkrepjet, të merr me vete dhe të drejton nga duhet. Të mbështjell nga brenda me butësinë e vet si një melhem pastërtie, dashurie, qortimi dhe qartësie të shpirtit dhe të mendimeve. Kështuqë, Baxhak, unë do vij të të përcjell sot, por ti nuk më ikën dot. Gjithmonë do jem i mbështjellë, i përqafuar nga ti!

Dy fjalë të fundit. Dinjitar, i drejtë, pa hile, dritë në sy e në shpirt, dituri, mençuri, dashuri, ndershmëri, profesionist i shkëlqyer, pasionant, rigoroz, shok e mik pa kushte, qortues, i ngrohtë, i butë, shpirtmadh e shpirtlirë, i pabindur, patriot, shqiptar i madh ….. – për këto dhe shumë të tjera që nuk më rrjedhin tani, për mua, për familjen time, besoj dhe për ata miq që njihemi, Tosbaxhaku, është dhe do mbetet masa e njeriut!

Etiketa: dinjitarDritan Shanodritë në syi drejtëinatlamtumirëpa hilepezmTosbaxhakuTosbaxhaku unë do vij të të përcjell sot por ti nuk më ikën dot

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Atdheu është…

Atdheu është…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen –

Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen –

20:59 | 18/03/2026
Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit, autoritetet: Dëme të mëdha –

Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit, autoritetet: Dëme të mëdha –

20:43 | 18/03/2026
Rama bën show me naftën –

Rama bën show me naftën –

20:33 | 18/03/2026
Integrimi i bllokuar, Shqipëria është peng i korrupsionit të Edi Ramës –

Integrimi i bllokuar, Shqipëria është peng i korrupsionit të Edi Ramës –

20:15 | 18/03/2026
Refuzoj të përgjigjem në senat nëse Irani përbën kërcënim –

Refuzoj të përgjigjem në senat nëse Irani përbën kërcënim –

19:41 | 18/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen –
  • Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit, autoritetet: Dëme të mëdha –
  • Rama bën show me naftën –
  • Integrimi i bllokuar, Shqipëria është peng i korrupsionit të Edi Ramës –
  • Refuzoj të përgjigjem në senat nëse Irani përbën kërcënim –
  • “Gjobë” 120 milionë lekë spitaleve/ Rejsi Farma e Merita Sheqit, skemë për të marrë pagesa të dyfishta nga shteti –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen –
  • Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit, autoritetet: Dëme të mëdha –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com