Nëndrejtori, Tonin Vocaj i cili provizorisht po zëvendëson Gledis Nanon sapo ka mbërritur në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Ditën e djeshme ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka shkarkuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Menjëherë pas kësaj lëvizje Gledis Nano u largua ditën e djeshme nga ambientet e drejtorisë së përgjithshme të policisë.
Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Çuçi tha se Gledis Nano nuk përmbushi objektivat, ndërsa provizorisht do të zëvendësohet nga nëndrejtori, Tonin Vocaj. Kujtojmë që ditën e djeshme Tonin Vocaj gjatë dëgjesës publike për lojërat e fatit i kërkoi kryeministrit Edi Rama që të rihapë bastet sportive.