Tom Kuka në një rrëfim mbi librat: Do doja të ftoja në darkë Kutelin dhe Markezin… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tom Kuka në një rrëfim mbi librat: Do doja të ftoja në darkë Kutelin dhe Markezin…

21:25 | 28/01/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Në ceremoninë e ndarjes së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2018, Tom Kuka (Enkel Demi) fitoi sivjet çmimin e “Romanit më të mirë” me librin me titull “Gurët e Vetmisë”.

Tom Kuka vjen në një rrëfim mbi librat për Gazetën Liberale kësaj here i vendosur në rolin e lexuesit.

Kuka tregon librat e tij të pëlqyer, trajtimet e personazheve, heroi apo heroinën e tij të preferuar në fabula, dhe të tjera rrëfime vetëm mbi librat.

Read more

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –

Aktualisht, cilët libra keni më për zemër?

Janë të shumtë dhe një listë do të ishte kurth për mua, se me gjasë do të harroja shumë emra, për të cilët më vonë mund të pendohem. Nëse them Bibla, meqë shqipërohet Librat?

Por, gjithsesi po rrekem të të bëj një listë:

“Frymë të vdekura” – Gogol

“Mjeshtri dhe margarita” – Bulgakov

“Viti ‘93” – Hygo

“100 vjet vetmi” – Markez

“Vjeshta e Xheladin Beut” – Kuteli

“Asgjë e re nga fronti i Perëndimit” – Remark

“Lamtumirë armë” – Heminguej

“Murtaja” – Kamy

“Kronikë në gur” – Kadare

“Fëmijët e mesnatës” – Ruzhdi

“Autoportret në teleskop” – Mustafaj

“Diktatori në kryq” – Meksi

“Muza e haresë” – Sapienza

Janë shumë e shumë të tjera. Të lutem, përse duhet ta bësh këtë pyetje?

Cili është për ju romani më i mirë i të gjitha kohërave?

Me gjasë “100 vjet vetmi”, por pse jo “Jeta sipas Garbit”, “Autostrada e Jugut” dhe nuk e lë dot jashtë “Pedro Paramar”. Qenka ora e torturës me këtë intervistë…

Cilat janë për ju tregimet më të parapëlqyera të të gjitha kohërave?

Tregimet e Çehovit, Mopasanit, Migjenit, Enerst Koliqit dhe e shumë e shumë të tjerëve që nuk më vijnë në mendje tani.

Cilët ndër ata që merren me letërsi artistike, eseistë, kritikë, gazetarë apo poetë, quani si shkrimtarët më të mirë sot për sot?

Edhe këtu kam një listë të gjatë emrash, por do të veçoj:

Liridon Mulaj, Elvira Dones, Mira Meksi, Andreas Dushin, Ledia Dushin, Mimoza Hysën, Virgjil Muçi, Blendi Fevziun, Ben Blushin, Diana Çuli, Preç Zogajn, Besnik Mustafaj, Bashkim Hoxha, Entela Tabaku – Sorman, Arbër Ahmetaj, Agron Tufa dhe plot e plot të tjerë. Kjo është një listë e shkruar me vrik, por nuk është një klasifikim nga i pari tek i fundit.

Çfarë gjinie letrare ju pëlqen të lexoni? Dhe çfarë nuk lexoni?

Roman, tregimi, poezi, më rrallë kujtime dhe letërsi politike. Më tërheqin librat e verdhë, por jo gjinia thriller. Jam shumë i interesuar për romanin historik dhe letërsinë që e ka bazën aty si fjala vjen “Çifutka e Toledos” apo “Bota e djeshme”.

Çfarë librash mund të na befasojnë po t’i gjejmë në raftet tuaja?

Nuk e di sa do ju befasonte një botim i vjetër i Patër Fishtës që nis me poezinë “I Dbuemi” apo “Kanunet e Drishtit”?

Kush është heroi ose heroina juaj imagjinare e parapëlqyer?

Jam në dilemë mes Kostandinit dhe Mujit, por heroina ime tragjike është Ajkuna.

Çfarë lloj lexuesi ishit në fëmijërinë tuaj? Cilët ishin librat dhe autorët tuaj të parapëlqyer?

Kam qenë një lexues shumë më i mirë se jam sot, kur ankohem më së shumti për kohën që më marrin gjërat e tjera. Me ëndje lexoja letërsinë e llojit Zhyl Vern apo nja dy romane si “Vrasje në anije” dhe “Gjuetarët e gorillave”.

A jeni futur ndonjëherë në telashe për të lexuar një libër?

Po, kur kam lexuar “Gjeniun” e Teodor Drajzerit. Ishte i ndaluar, por edhe në shtëpi i kishte dalë fjala se ishte libër erotik. Nuk e di se ku ia gjenin erotizmin, por një arsye më shumë për ta lexuar ishte. E mbaja të fshehur në furrën e shporetit që nuk ndizej, sepse ishte pranverë.

Po t’ju duhej të përmendnit një libër që ju ka bërë ky që jeni sot, cili do të ishte ai?

“Frymë të vdekura” dhe Gogoli në përgjithësi ka ndikuar shumë tek unë.

Nga librat që keni shkruar, cilin parapëlqeni më shumë ose është më kuptimplotë për ju?

Nuk e di sinqerisht kë duhet të ndaj. “Ora e ligë” teknikisht është sipas mendjes sime libër shumë më i arrirë. Në këndvështrimin artistik i kam për zemër të gjithë.

Po qe se do t’i kërkonit presidentit të lexonte një libër, cili do të ishte ai?

Presidentit tonë do i rekomandoja “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, kurse kryeministrit pa asnjë hezitim “Apokalipsin” në Bibël.

Keni planifikuar një darkë me njerëz të letrave. Cilët janë tre shkrimtarët e ftuar?

Do të ftoja Markez dhe Kutelin që t’i njihja bashkë. Të tretin Heminguejin që ta njihja vetë.

Zhgënjyes, i mbivlerësuar, thjesht jo i mirë: për cilin libër mendoni se duhet t’ju kishte pëlqyer, por nuk e bëtë? A ju kujtohet libri i fundit që e keni mbyllur pa mbaruar?

Mendoj se “Banda e fëmijëve” e Savianos mund të ishte pak a shumë kështu. Ka një subjekt dhe linja të arrira, por letërsi jo shumë të lartë, gati-gati kronikë gazetareske.

Unë po e nisa një libër e lexoj deri në fund dhe kjo nganjëherë më revolton, sidomos kur më japin ndonjë shkrimtar limonatë.

Kë do të donit të shkruante historinë e jetës suaj?

Nuk jam aq megalloman. Pastaj, mendoj se jeta ime nuk ka ndonjë gjë kaq të veçantë sa ia vlen të shkruhet.

Te cilët libra ktheheni vazhdimisht?

Tek shkrimtarët shqiptarë dhe realizmi magjik.

Për çfarë librash ndiheni keq që nuk i keni lexuar ende?

Shumë të këtillë, veçanërisht nobelistë të viteve të fundit, të cilët shpesh nuk gjej kohën e duhur.

Çfarë keni ndërmend të lexoni tjetër?

Kjo është koha që po e shpenzoj me autorët shqiptarë të ditëve tona. Dëshiroj t’i lexoj të gjithë.

/Gazeta Liberale

Etiketa: Enkel Demifituesi i Çmimit Kombëtar të Letërsisë 2018intervistërrefim

Të Lidhura

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

nga 27
23:04 | 11/01/2026
0

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

nga 27
22:38 | 11/01/2026
0

Barcelona është fituese e Superkupës së Spanjës. Katalanasit mundën 3-2 Real Madrid, në El Clasicon e mbajtur në Jeddah. Ekipi...

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

nga 27
22:08 | 11/01/2026
0

Pas denoncimit Shërbimi Social Shtetëror, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Operatorin Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor mori deklaratat përkatëse...

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –

nga 27
21:54 | 11/01/2026
0

Tre fëmijë të mitur në Durrës u morën ditët e fundit në kujdes nga Shërbimi Social, pasi ishin gjetur vetëm...

Para
Sindikatat shqiptare vjelin milionat nga “kontratat kolektive” me shtetin

Sindikatat shqiptare vjelin milionat nga "kontratat kolektive" me shtetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

23:04 | 11/01/2026
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

22:38 | 11/01/2026
ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

22:08 | 11/01/2026
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –

21:54 | 11/01/2026
Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

21:48 | 11/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –
  • ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –
  • S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –
  • Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –
  • Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com