Ministrja e Arsimit Besa Shahini përmes një deklarate për shtyp është shprehur se nesër dhe pasnesër nxënësit në Tiranë, Durrës dhe Elbasan do të bëjnë pushim.
Pushimi në shkolla për këto dy ditë në rrethet kryesore të vendit lidhet me pasigurinë e tyre gjatë këtyre ditëve që në vend ka pasur lëkundje sizmike.
“Kam qenë në komunikim të drejtpërdrejtë me të gjithë drejtuesit e të gjithë shkollave dhe që dje nuk kemi nxënës dhe mësues të lënduar. E përqendruam në zonët më të prekura nga tërmeti, sot kemi vetëm 2 shkolla që janë raportuar në gjendje jo të sigurta, një një qendër Bërxullë që do sillen në shkollën qendër. Një tjetër në periferi të Tiranës. Në total janë 98 shkolla që kanë pësuar dëmtime si plasaritje fasadash, pjesa më e madhe është pastruar”, u shpreh Shahini.
Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –
Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Lezhës të dielën, rreth orës 23:00, në lagjen Besëlidhja. Sipas Policisë, ngjarja...








